44 ﱎ ﱏ ﱐ ﱑ ﱒﱓ ﱔ ﱕ ﱖ ﱗ ﱘ SQ Pra më lë Mua dhe ata që e mohojnë këtë Kur’an. Ne do t’i afrojmë ata dalëngadalë te dënimi prej nga nuk presin.
47 ﱩ ﱪ ﱫ ﱬ ﱭ SQ A mos te ta është e fshehta (e Lehvi Mahfudhit), e ata prej atu trumbetojnë (se janë të mirë)?
48 ﱯ ﱰ ﱱ ﱲ ﱳ ﱴ ﱵ ﱶ ﱷ ﱸ ﱹ SQ Po ti, bëhu i durueshëm ndaj caktimit të Zotit tënd, e mos u bë si ai peshkut në kohën kur pat thirrur (Zotin) dhe ishte i mllefosur.
49 ﱻ ﱼ ﱽ ﱾ ﱿ ﲀ ﲁ ﲂ ﲃ ﲄ SQ Sikur të mos i afrohej atij mëshirë nga Zoti i tij, do të hidhej në shkretërirë i demoralizuar.
51 ﲌ ﲍ ﲎ ﲏ ﲐ ﲑ ﲒ ﲓ ﲔ ﲕ ﲖ ﲗ SQ E ata që nuk besuan gati sa të zhdukin me shikimet e tyre, kur dëgjuan Kur’anin, e (nga inati) thanë: “Ai është i marrë!”
52 ﲙ ﲚ ﲛ ﲜ ﲝ SQ Po ai (Kur’ani) nuk është tjetër vetëm se këshillë për botën (e njerëzve e të xhinëve).