← Al-Jumu'a

Qasja e hebrejve karshi Teuratit dhe kundërpërgjigjja ndaj pretendimeve të tyre

Ajet 5 - 8

5
ﱺ ﱻ ﱼ ﱽ ﱾ ﱿ ﲀ ﲁ ﲂ ﲃ ﲄﲅ ﲆ ﲇ ﲈ ﲉ ﲊ ﲋ ﲌﲍ ﲎ ﲏ ﲐ ﲑ ﲒ
SQ
Shembulli i atyre, që janë obliguar me Tevrat, dhe nuk e zbatojnë atë, është shembulli indonjë gomari që bart libra. Shembulli i keq, është shembull i popullit që përgënjeshtroi ajetet e All-llahut, e All-llahu nuk udhëzon në rrugë të drejtë popullin jobesimtarë.
6
ﲔ ﲕ ﲖ ﲗ ﲘ ﲙ ﲚ ﲛ ﲜ ﲝ ﲞ ﲟ ﲠ ﲡ ﲢ ﲣ ﲤ
SQ
Thuaj: “O ju që i përmbaheni jehudizmit, nëse e pretendoni se jeni më të afërmit e All-llahut e jo njerëzit e tjerë, atëherë kërkonie vdekjen, po qe se jeni të sinqertë (në atë që thoni)”.
7
ﲦ ﲧ ﲨ ﲩ ﲪ ﲫﲬ ﲭ ﲮ ﲯ
SQ
Po, ata nuk dëshirojnë kurrë atë, për shkak të asaj që e punuan me duart e veta, e All-llahu e di më së miri se kush janë mizorët.
8
ﲱ ﲲ ﲳ ﲴ ﲵ ﲶ ﲷ ﲸﲹ ﲺ ﲻ ﲼ ﲽ ﲾ ﲿ ﳀ ﳁ ﳂ ﳃ
SQ
Thuaj: “s’ka dyshim se vdekja prejsë cilës po ikni, ka për t’ju zën, e mande do të silleni te Ai që e di të padukshmën dhe të dukshëm, dhe atëherë Ai do t’ju njoftojë me atë që keni punuar”.