62

Al-Jumu'a

سُورَةُ الجُمُعَةِ
11 Ajete 6 Temat Medinase

Temat në këtë sure

1
Madhërimi i Allahut të Lartësuar dhe sqarimi i qëllimit të shpalljes profetike
Ajet 1 - 4
1
ﱁ ﱂ ﱃ ﱄ ﱅ ﱆ ﱇ ﱈ ﱉ ﱊ ﱋ ﱌ
SQ
Ç'farë ka në qiej dhe ç'ka në tokë bën tesbih All-llahun, Sunduesin, të Pastërin nga çdo e metë, të Fuqishmin e të Urtin.
2
ﱎ ﱏ ﱐ ﱑ ﱒ ﱓ ﱔ ﱕ ﱖ ﱗ ﱘ ﱙ ﱚ ﱛ ﱜ ﱝ ﱞ ﱟ ﱠ ﱡ ﱢ
SQ
Ai është që arabve të pashkolluar u dërgoi Pejgamberin nga mesi tityre që t’ju lexojë ajetet e Tij, t’i pastrojë ata, t’ua mësojë librin dhe sheriatin, edhe pse më parë ata ishin në një humbje të dukshme.
3
ﱤ ﱥ ﱦ ﱧ ﱨﱩ ﱪ ﱫ ﱬ
SQ
(U dërgoi) edhe të tjerëve që nuk i arritën ata, Ai është ngadhnjyesi
4
ﱮ ﱯ ﱰ ﱱ ﱲ ﱳﱴ ﱵ ﱶ ﱷ ﱸ
SQ
Kjo është mirësi e All-llahut, që ia jep atij që do, e All-llahu është Zoti i dhuntisë së përsosur.
2
Qasja e hebrejve karshi Teuratit dhe kundërpërgjigjja ndaj pretendimeve të tyre
Ajet 5 - 8
5
ﱺ ﱻ ﱼ ﱽ ﱾ ﱿ ﲀ ﲁ ﲂ ﲃ ﲄﲅ ﲆ ﲇ ﲈ ﲉ ﲊ ﲋ ﲌﲍ ﲎ ﲏ ﲐ ﲑ ﲒ
SQ
Shembulli i atyre, që janë obliguar me Tevrat, dhe nuk e zbatojnë atë, është shembulli indonjë gomari që bart libra. Shembulli i keq, është shembull i popullit që përgënjeshtroi ajetet e All-llahut, e All-llahu nuk udhëzon në rrugë të drejtë popullin jobesimtarë.
6
ﲔ ﲕ ﲖ ﲗ ﲘ ﲙ ﲚ ﲛ ﲜ ﲝ ﲞ ﲟ ﲠ ﲡ ﲢ ﲣ ﲤ
SQ
Thuaj: “O ju që i përmbaheni jehudizmit, nëse e pretendoni se jeni më të afërmit e All-llahut e jo njerëzit e tjerë, atëherë kërkonie vdekjen, po qe se jeni të sinqertë (në atë që thoni)”.
7
ﲦ ﲧ ﲨ ﲩ ﲪ ﲫﲬ ﲭ ﲮ ﲯ
SQ
Po, ata nuk dëshirojnë kurrë atë, për shkak të asaj që e punuan me duart e veta, e All-llahu e di më së miri se kush janë mizorët.
8
ﲱ ﲲ ﲳ ﲴ ﲵ ﲶ ﲷ ﲸﲹ ﲺ ﲻ ﲼ ﲽ ﲾ ﲿ ﳀ ﳁ ﳂ ﳃ
SQ
Thuaj: “s’ka dyshim se vdekja prejsë cilës po ikni, ka për t’ju zën, e mande do të silleni te Ai që e di të padukshmën dhe të dukshëm, dhe atëherë Ai do t’ju njoftojë me atë që keni punuar”.
3
Vlera e namazit të xhumasë; ajo çfarë është tek Allahu është më e mirë se zbavitja dhe tregtia
Ajet 9 - 11
9
ﱁ ﱂ ﱃ ﱄ ﱅ ﱆ ﱇ ﱈ ﱉ ﱊ ﱋ ﱌ ﱍ ﱎ ﱏﱐ ﱑ ﱒ ﱓ ﱔ ﱕ ﱖ
SQ
O ju që besuat, kur bëhet thirrja për namaz, ditën e zhumasë, ecni shpejt për aty ku përmendet All-llahu (dëgjojeni hutben, falnie namazin), e lini shitblerjen, kjo është më e dobishme për ju nëse jeni që e dini.
10
ﱘ ﱙ ﱚ ﱛ ﱜ ﱝ ﱞ ﱟ ﱠ ﱡ ﱢ ﱣ ﱤ ﱥ ﱦ
SQ
E, kur të kryhet namazi, atëherë shërndanu në tokë dhe kërkoni begatitë e All-llahut, por edhe përmendni shpeshherë All-llahun, ashtu që të gjeni shpëtim.
11
ﱨ ﱩ ﱪ ﱫ ﱬ ﱭ ﱮ ﱯ ﱰﱱ ﱲ ﱳ ﱴ ﱵ ﱶ ﱷ ﱸ ﱹ ﱺﱻ ﱼ ﱽ ﱾ
SQ
Po, kur ata shohin ndonjë tregti, ose ndonjë aheng mësyhen atje, kurse ty të lënë në këmbë. Thuaju: “Ajo që është te All-llahu është shumë më e mira se dëfrimi dhe tregëtia, e All-llahu është furnizuesi më i mirë!”
← Surja e mëparshme Surja e radhës →