← Aal-i-Imraan

Rëndësia e bindjes dhe këshillat e udhëzimet lidhur me bindjet

Ajet 130 - 138

130
ﲷ ﲸ ﲹ ﲺ ﲻ ﲼ ﲽ ﲾﲿ ﳀ ﳁ ﳂ ﳃ
SQ
O ju të clët besuat, mos e hani kamaatën që po e shumë fishoni dhe kini frikë (dënimin e) All-llahut ashtu që të gjeni shpëtim.
131
ﳅ ﳆ ﳇ ﳈ ﳉ
SQ
Dhe ruajuni zjarrit që është përgaditur për pabesimtarët.
132
ﳋ ﳌ ﳍ ﳎ ﳏ
SQ
E bindjuni All-llahut dhe të dërguarit, ashtu qëtë mëshiroheni.
133
ﱁ ﱂ ﱃ ﱄ ﱅ ﱆ ﱇ ﱈ ﱉ ﱊ ﱋ ﱌ
SQ
Dhe ngutuni (me punë që meritoni) në falje mëkatesh nga Zoti juaj dhe për në një Xhennet, gjerësia e të cilit është si gjerësia e qiejve dhe e tokës, i përgatitur për të devotshmit.
134
ﱎ ﱏ ﱐ ﱑ ﱒ ﱓ ﱔ ﱕ ﱖ ﱗﱘ ﱙ ﱚ ﱛ
SQ
Të cilët japin kur janë shlirë edhe kur janë në vështirësi dhe që e frenojnë mllefin, që u falin (keqen) njerëzve, e All-llahu i do bamirësit.
135
ﱝ ﱞ ﱟ ﱠ ﱡ ﱢ ﱣ ﱤ ﱥ ﱦ ﱧ ﱨ ﱩ ﱪ ﱫ ﱬ ﱭ ﱮ ﱯ ﱰ ﱱ ﱲ ﱳ
SQ
Edhe ata të clët kur bëjnë ndonjë (mëkat) të shëmtuar ose i bëjnë zullum vetës së tyre, e përmendin All-llahun dhe kërkojnë falje për mëkatet e tyre - e kushi i falë mëkatet përveç All-llahut? - dhe që duke ditur, nuk vazhdojnë në ata që kanë punuar (në të keqen).
136
ﱵ ﱶ ﱷ ﱸ ﱹ ﱺ ﱻ ﱼ ﱽ ﱾ ﱿ ﲀﲁ ﲂ ﲃ ﲄ
SQ
Shpërblimii të tillëve është falja nga Zoti i tyre dhe Xhennetet nëpër të cilët rrjedhin lumenj e aty do rrijnë përgjithmonë. a i mirë është shpërblimi i atyre që punojnë.
137
ﲆ ﲇ ﲈ ﲉ ﲊ ﲋ ﲌ ﲍ ﲎ ﲏ ﲐ ﲑ ﲒ
SQ
Përpara jush kanë kaluar ppopujt ndaj të cilëve janë zbatuar ligjet, ndaj, udhtoni nëpër tokë dhe shikoni si qe përfundimi i atyre që përgenjeshtruan.
138
ﲔ ﲕ ﲖ ﲗ ﲘ ﲙ
SQ
Ky (Kur’ani) është sqarim për njerëzit, është dhëzim dhe këshillë për të devotshmit.