Hyrje në betejën e Uhudit dhe fakti se e tërë çështja i takon Allahut
Ajet 121 - 129
121
ﳆ ﳇ ﳈ ﳉ ﳊ ﳋ ﳌ ﳍﳎ ﳏ ﳐ ﳑ
SQ
Përkujto (O i dërguar) kur dole nga familja jote që t’ua përcaktosh besimtarëve vendet për luftë, e All-llahut është që dëgjon (fjalët) dhe që kupton (qëllimet).
122
ﱁ ﱂ ﱃ ﱄ ﱅ ﱆ ﱇ ﱈﱉ ﱊ ﱋ ﱌ ﱍ
SQ
Kur dy grupe prej jush gati u treguan të dobëta, po All-llahu ishte që u ndihmoi atyre (që të mos largoheshin), andaj besimtarët le t’i mbështeten vetëm All-llahut.
123
ﱏ ﱐ ﱑ ﱒ ﱓ ﱔﱕ ﱖ ﱗ ﱘ ﱙ
SQ
All-llahu u ndihmoi juve në Bedr kur ju ishit pak në numër, e për të qenë mirënjohës, keni frikë nga Zoti.
124
ﱛ ﱜ ﱝ ﱞ ﱟ ﱠ ﱡ ﱢ ﱣ ﱤ ﱥ ﱦ ﱧ
SQ
Kur ti u thoshe besimtarëve: “A nuk është mjaft për ju që Zoti juaj t’ju vazhdojë ndihmën me tre mijë engjëjt e zbritur?”
125
ﱩﱪ ﱫ ﱬ ﱭ ﱮ ﱯ ﱰ ﱱ ﱲ ﱳ ﱴ ﱵ ﱶ ﱷ ﱸ
SQ
Po, nëse jeni të qëndrushëm e të matur, e ata (armiqtë) t’ju vinë tash në këtë momoent, Zoti juaj ua vazhdon juve ndihmën me pesë mijë engjëjve të ushtruar (për luftë) ose të shënuar.
126
ﱺ ﱻ ﱼ ﱽ ﱾ ﱿ ﲀ ﲁ ﲂﲃ ﲄ ﲅ ﲆ ﲇ ﲈ ﲉ ﲊ ﲋ
SQ
E atë (ndihmë) All-llahu nuk e bëripër tjetër por vetëm për t’ju gëzuar dhe me të të qetësojë zemrat tuaja, përndrushe ndihma vjen vetëm prej All-llahut, ngadhënjyesit, të urtit.
127
ﲍ ﲎ ﲏ ﲐ ﲑ ﲒ ﲓ ﲔ ﲕ
SQ
(u ndihmoi) Që ta këpusë një grup nga ata që nuk besuan (duke i mbytur a zënë rovër), ose për t’i demoralizuar dhe ashtu të kthehen të dëshpruar.
128
ﲗ ﲘ ﲙ ﲚ ﲛ ﲜ ﲝ ﲞ ﲟ ﲠ ﲡ ﲢ
SQ
Ty nuk të takon asgjë rreth çështjes se a do t’u pranojë Ai pendimin apo do t’i dënojë ata, në të vërtetë ata janë zullumqarë.
129
ﲤ ﲥ ﲦ ﲧ ﲨ ﲩ ﲪﲫ ﲬ ﲭ ﲮ ﲯ ﲰ ﲱﲲ ﲳ ﲴ ﲵ
SQ
Vetëm e All-llahut është gjithç’ka në qiej e në tokë, Ai i fal atij që do dhe Ai dënon atë që do. All-llahu është mëkatfalës, mëshirues.