← Aal-i-Imraan

Uniteti i mesazheve hyjnore dhe feja e vërtetë që është Islami

Ajet 81 - 92

81
ﲋ ﲌ ﲍ ﲎ ﲏ ﲐ ﲑ ﲒ ﲓ ﲔ ﲕ ﲖ ﲗ ﲘ ﲙ ﲚ ﲛ ﲜ ﲝﲞ ﲟ ﲠ ﲡ ﲢ ﲣ ﲤﲥ ﲦ ﲧﲨ ﲩ ﲪ ﲫ ﲬ ﲭ ﲮ
SQ
Përkujtoni (o ithtarë të librit) kur All-llahu mori zotimin e pejgamberëve: nga ajo se juve ju dhashë libër e urtësi, e që verteton atë që ju keni pranë veti. Tha (All-llahu):” A pranuat, a e morët sipër obligimin Tim? “Ata thanë:” Ne e pranuam!” Tha (All-llahu):” Dëshmoni pra, edhe Unë dëshmoj bashkë me ju!”
82
ﲰ ﲱ ﲲ ﲳ ﲴ ﲵ ﲶ
SQ
E kush shkel këtë (zotim) pas kësaj, ata janë jashtë respektit ndaj All-llahut.
83
ﲸ ﲹ ﲺ ﲻ ﲼ ﲽ ﲾ ﲿ ﳀ ﳁ ﳂ ﳃ ﳄ ﳅ
SQ
A mos kërkojnë ata (ithtarët e librit) fe, pos fesë së shpallur nga All-llahu? E Atij i është dorëzuar gjithë ç’ka në qiej e në tokë, me dashje dhe te Ai kthehen.
84
ﱁ ﱂ ﱃ ﱄ ﱅ ﱆ ﱇ ﱈ ﱉ ﱊ ﱋ ﱌ ﱍ ﱎ ﱏ ﱐ ﱑ ﱒ ﱓ ﱔ ﱕ ﱖ ﱗ ﱘ ﱙ ﱚ ﱛ ﱜ ﱝ
SQ
Thuaj: “Ne i kemi besuar All-llahut, edhe asaj që na zbrit neve, edhe asaj që i është zbritur Ibrahimit, Ismailit, Is-hakut, Jakubit dhe pasardhësve. Edhe asaj që i është dhënë Musait dhe Isait, edhe asaj që i është zbritur të gjithë pejgamberëve nga Zoti i tyre. Ne nuk bëjmë kurrfarë dallimi në mes tyre dhe ne vetëmAtij jemidorzuar.
85
ﱟ ﱠ ﱡ ﱢ ﱣ ﱤ ﱥ ﱦ ﱧ ﱨ ﱩ ﱪ ﱫ
SQ
E, kush kërkon fe tjetër përveç fesë islame, atij kurrsesi nuk do ti pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshpruarit.
86
ﱭ ﱮ ﱯ ﱰ ﱱ ﱲ ﱳ ﱴ ﱵ ﱶ ﱷ ﱸ ﱹﱺ ﱻ ﱼ ﱽ ﱾ ﱿ
SQ
E, si ta udhëzojë All-llahu një popull që pas besimit të tyre u bënë pabesimtarë dhe pasi dëshmoi se i dërguari është i vërtetë, dhe pasi t’ju kenë ardhur atyre argumente të qarta? Alllahu nuk i mundëson udhëzimin e Vet popullit zullumqarë.
87
ﲁ ﲂ ﲃ ﲄ ﲅ ﲆ ﲇ ﲈ ﲉ
SQ
Ndëshkimi i të tillëve është: mallkimi nga All-llahu, nga engjëjt dhe nga gjithë njerëzimi tok.
88
ﲋ ﲌ ﲍ ﲎ ﲏ ﲐ ﲑ ﲒ ﲓ
SQ
Ata përgjithmonë janë në te (në zjarr), atyre as nuk ju lehtësohet dënimi dhe as nuk u jepet afat.
89
ﲕ ﲖ ﲗ ﲘ ﲙ ﲚ ﲛ ﲜ ﲝ ﲞ ﲟ
SQ
Përveq atyre që pas asaj upendan dhe u përmirsuan. Vërtet, All-llahu falë shumë dhe mëshiron.
90
ﲡ ﲢ ﲣ ﲤ ﲥ ﲦ ﲧ ﲨ ﲩ ﲪ ﲫ ﲬ ﲭ ﲮ
SQ
Ata, të cilët pas besimit të tyre u bënë pabesimtarë, e pastaj e shtuan mosbesimin, atyre kurrsesi nuk du pranohet pendimi. Të tillët janë mu ata të humburit.
91
ﲰ ﲱ ﲲ ﲳ ﲴ ﲵ ﲶ ﲷ ﲸ ﲹ ﲺ ﲻ ﲼ ﲽ ﲾ ﲿﳀ ﳁ ﳂ ﳃ ﳄ ﳅ ﳆ ﳇ ﳈ
SQ
Ata që nuk besuan dhe vdiqën si mosbesimtarë, anjërit prej tyre nuk do t’u pranohet ër konpensim, qoftë edhe plotë faqen e dheut ari. Ata i pret dënim dhëmshëm dhe për ta nuk ka ndihmëtarë.
92
ﱁ ﱂ ﱃ ﱄ ﱅ ﱆ ﱇﱈ ﱉ ﱊ ﱋ ﱌ ﱍ ﱎ ﱏ ﱐ
SQ
Kurrë nuk do të arrini sinqeritetin e plotë me besim (as kënaqësinë e lumtur në Xhennet) derisa të mos e jepnimë të dhëmbshmen (më të dashurën) e pasurisë suaj. çkado që jepni (për Zotin), All-llahu atë e di.