← Al-Baqara

Përkujtim dhe qortim për Benu Israilët

Ajet 40 - 48

40
ﱠ ﱡ ﱢ ﱣ ﱤ ﱥ ﱦ ﱧ ﱨ ﱩ ﱪ ﱫ ﱬ
SQ
O bijtë e israilit, kujtoni (jini mirnjohës për) të mirat e Mia, të cilat ua dhurova juve dhe zbatoni premtimin që më keni dhënë Mua. Unë zbatoj atë që u premtova dhe të më keni frikë vetëm Mua.
41
ﱮ ﱯ ﱰ ﱱ ﱲ ﱳ ﱴ ﱵ ﱶ ﱷ ﱸﱹ ﱺ ﱻ ﱼ ﱽ ﱾ ﱿ ﲀ
SQ
Dhe besonie atë, që e shpalla (Kur’anin), e që vërteton atë e keni ju e mos u bëni mohues të parë të tij, dhe mos i ndërroni ajetet e Mia (Kur’anin) me një vlerë të paktë, por vetëm Mua të ma keni dronë.
42
ﲂ ﲃ ﲄ ﲅ ﲆ ﲇ ﲈ ﲉ
SQ
E mos e ngatërroni të vërtetën me të pavërtetën dhe me vetëdije të fshehni realitetin.
43
ﲋ ﲌ ﲍ ﲎ ﲏ ﲐ ﲑ
SQ
Falni namazin dhe jepni zeqatin, dhe përuluni (në ruku’) me ata që përulen.
44
ﲓ ﲔ ﲕ ﲖ ﲗ ﲘ ﲙ ﲚ ﲛﲜ ﲝ ﲞ
SQ
A po i urdhëroni njerëzit për punë të mira, e veten tuaj po e harroni? Ndërsa ju e lexoni librin (Tevratin). A nuk po mendoni?
45
ﲠ ﲡ ﲢﲣ ﲤ ﲥ ﲦ ﲧ ﲨ
SQ
Kërkoni ndihmë (në të gjitha çështjet) me durim dhe me namaz, vërtetë, ajo është e madhe (e vështirë), por jo edhe për ata që kanë frikë (Zotin).
46
ﲪ ﲫ ﲬ ﲭ ﲮ ﲯ ﲰ ﲱ
SQ
Të cilët janë të bindur se do të takojnë Zotin e vet dhe se ata do t’i kthehen Atij.
47
ﲳ ﲴ ﲵ ﲶ ﲷ ﲸ ﲹ ﲺ ﲻ ﲼ ﲽ
SQ
O bijtë e israilit, përkujtone dhuntinë, Time, të cilën ua dhurova, dhe Unë ju pata (të parët tuaj) dalluar ndaj njerëzve të tjerë (të asaj kohe).
48
ﲿ ﳀ ﳁ ﳂ ﳃ ﳄ ﳅ ﳆ ﳇ ﳈ ﳉ ﳊ ﳋ ﳌ ﳍ ﳎ ﳏ ﳐ ﳑ
SQ
Dhe ruajuni një ditë kur askush askujt nuk do të mund t’i kryej asgjë, kur nuk pranohet për te (jobesimtarin) ndonjë ndërmjetësim dhe nuk pranohet për te kompensim, e as që do të ndihmohen ata (fajtorët).