← Al-Muminoon

Vdekja, ringjallja dhe llogaria

Ajet 99 - 118

99
ﲘ ﲙ ﲚ ﲛ ﲜ ﲝ ﲞ ﲟ
SQ
E kur ndonjërit prej tyre i vjen vdekja, ai thotë: “O Zoti im, më kthe,
100
ﲡ ﲢ ﲣ ﲤ ﲥﲦ ﲧﲨ ﲩ ﲪ ﲫ ﲬﲭ ﲮ ﲯ ﲰ ﲱ ﲲ ﲳ
SQ
që të bëj vepra të mira e të kompensoj atë që lëshova!” Kurrsesi, (Kthim nuk ka) e kjo është vetëm fjalë që thotë ai, e ata kanë para tyre një perde (distancë periodike) der në ditën kur ringjallen.
101
ﲵ ﲶ ﲷ ﲸ ﲹ ﲺ ﲻ ﲼ ﲽ ﲾ
SQ
E kur i fryhet surit (herën e dytë), atëherë, në atë ditë nuk do të ketë lidhje familiare mes tyre e as që do të pyes kush për njëri-tjetrin.
102
ﳀ ﳁ ﳂ ﳃ ﳄ ﳅ
SQ
E kujt i peshojnë më rëndë peshojat (veprate mira), ata jamë të shpëtuarit.
103
ﳇ ﳈ ﳉ ﳊ ﳋ ﳌ ﳍ ﳎ ﳏ ﳐ
SQ
Ndërsa, atyre që u peshojnë lehtë, peshojat (veprat e mira), ata janë që humben vetveten dhe janë në Xhehennem përgjithmonë.
104
ﳒ ﳓ ﳔ ﳕ ﳖ ﳗ
SQ
Zjarri do t’ua djegë atyre fytyrat dhe do të duken shumë të shëmtuar brenda tij.
105
ﱁ ﱂ ﱃ ﱄ ﱅ ﱆ ﱇ ﱈ
SQ
(atyre u thuhet): A nuk u janë lexuar juve ajete e Mia; e ju nuk i besuat ato?
106
ﱊ ﱋ ﱌ ﱍ ﱎ ﱏ ﱐ ﱑ
SQ
Ata thonë: “O Zoti ynë, ne na patën mundur të këqiat (u dhamë pas epsheve të dynjasë) dhe si të tillë ishim popull i humbur!
107
ﱓ ﱔ ﱕ ﱖ ﱗ ﱘ ﱙ
SQ
Zoti ynë, na nxjerr prej tij, e nëse gabojmë përsëri, atëherë vërtet, jemi mizor!”
108
ﱛ ﱜ ﱝ ﱞ ﱟ
SQ
Ai thotë: “Heshtni aty e mos më folni!”
109
ﱡ ﱢ ﱣ ﱤ ﱥ ﱦ ﱧ ﱨ ﱩ ﱪ ﱫ ﱬ ﱭ ﱮ
SQ
Pse një grup prej robëve të Mi thanë: “O Zoti ynë, ne besuam, prandaj na falë dhe na mëshiro, se Ti je më i miri i mëshiruesve!”
110
ﱰ ﱱ ﱲ ﱳ ﱴ ﱵ ﱶ ﱷ
SQ
E ju i patët tallur ata, sa që ajo tallje bëri që të harronin përkujtimin ndaj Meje, madje edhe qeshnit me ta.
111
ﱹ ﱺ ﱻ ﱼ ﱽ ﱾ ﱿ ﲀ
SQ
E Unë sot i shpërbleva ata për atë që ishin të durueshëm atë janë fitimtarët.
112
ﲂ ﲃ ﲄ ﲅ ﲆ ﲇ ﲈ
SQ
Ai thotë: “E sa vjet keni kaluar në tokë?”
113
ﲊ ﲋ ﲌ ﲍ ﲎ ﲏ ﲐ ﲑ
SQ
Ata thonë: “Kemi qëndruar një ditë ose një pjesë të ditës, pyeti ata që dinë numërimin!”
114
ﲓ ﲔ ﲕ ﲖ ﲗﲘ ﲙ ﲚ ﲛ ﲜ
SQ
Ai thotë: “Mirë e keni, sikur ta dishit njëmend pak keni qëndruar!”
115
ﲞ ﲟ ﲠ ﲡ ﲢ ﲣ ﲤ ﲥ
SQ
A menduat se Ne u krijuam kot dhe se nuk do ktheheni ju te Ne?
116
ﲧ ﲨ ﲩ ﲪﲫ ﲬ ﲭ ﲮ ﲯ ﲰ ﲱ ﲲ
SQ
I lartë është All-llahu, Sunduesi i vërtet, nuk ka zot tjetër pos Tij, Zot i Arshit bujar.
117
ﲴ ﲵ ﲶ ﲷ ﲸ ﲹ ﲺ ﲻ ﲼ ﲽ ﲾ ﲿ ﳀ ﳁﳂ ﳃ ﳄ ﳅ ﳆ
SQ
E kush adhuron me All-llahun edhe ndonjë zot tjetër, për të cilin nuk ka kurrëfarë fakti, përgjegjësia e tij është para Zotit të vet, e mohuesit nuk do të shpëtojnë.
118
ﳈ ﳉ ﳊ ﳋ ﳌ ﳍ ﳎ
SQ
E ti thuaj: “O Zoti im, më fal e më mëshiro, se Ti je me Mëshiruesi i mëshiruesve!”