← Al-Muminoon

Disa argumente të vërtetësisë së njëshmërisë dhe fuqisë së Allahut të Lartësuar

Ajet 79 - 98

79
ﱰ ﱱ ﱲ ﱳ ﱴ ﱵ ﱶ
SQ
Dhe Ai është që ju krijoi ju në tokë dhe vetëm te Ai do të tuboheni.
80
ﱸ ﱹ ﱺ ﱻ ﱼ ﱽ ﱾ ﱿﲀ ﲁ ﲂ
SQ
Dhe Ai është që jep jetë dhe vdekje dhe vetëm Ai bën ndryshimine natës e të ditës; si nuk e kuptoni?
81
ﲄ ﲅ ﲆ ﲇ ﲈ ﲉ
SQ
Por ja ata flasin, ashtu si flasin ata para tyre.
82
ﲋ ﲌ ﲍ ﲎ ﲏ ﲐ ﲑ ﲒ
SQ
Ata thanë: “Pasi të vdesim e të bëhemi dhe e eshtra të kalbur, a do të ringjallemi?
83
ﲔ ﲕ ﲖ ﲗ ﲘ ﲙ ﲚ ﲛ ﲜ ﲝ ﲞ ﲟ
SQ
Kjo na është premtuar ne edhe prindërve tanë më parë, po kjo nuk është gjë tjetër pos një mit i lashtë!
84
ﲡ ﲢ ﲣ ﲤ ﲥ ﲦ ﲧ ﲨ
SQ
Thuaj: “E kujt është toka dhe çdo gjë që ka në të, nëse jeni që e dini?”
85
ﲪ ﲫﲬ ﲭ ﲮ ﲯ
SQ
Ata do të thonë: “E All-llahut”. Atëherë thuaju: “Përse pra nuk mendoni?”
86
ﲱ ﲲ ﲳ ﲴ ﲵ ﲶ ﲷ ﲸ
SQ
Thuaj: “Kush është Zoti i shtatë qiejve dhe Zot i Arshit të madh?”
87
ﲺ ﲻﲼ ﲽ ﲾ ﲿ
SQ
Ata do të thonë: “All-llahu!” Thuaju: “E pse nuk frikësoheni pra?”
88
ﳁ ﳂ ﳃ ﳄ ﳅ ﳆ ﳇ ﳈ ﳉ ﳊ ﳋ ﳌ ﳍ ﳎ
SQ
Thuaj: “Në dorën e kujt është i tërë pushteti i çdo sendi, dh Ai është që mbron (kë të do), e që prej Atij nuk mund të ketë të mbrijtur; nëse jeni që e dini?”
89
ﳐ ﳑﳒ ﳓ ﳔ ﳕ
SQ
Ata do të thonë: “Në dorë të All-llahut!” Thuaj: “E si mashtroheni pra?”
90
ﱁ ﱂ ﱃ ﱄ ﱅ
SQ
Por jo, Ne ua sollëm atyre të vërteën, e megjithatë, ata jetojnë me gënjeshtra (duke adhuruar idhuj).
91
ﱇ ﱈ ﱉ ﱊ ﱋ ﱌ ﱍ ﱎ ﱏ ﱐﱑ ﱒ ﱓ ﱔ ﱕ ﱖ ﱗ ﱘ ﱙ ﱚ ﱛﱜ ﱝ ﱞ ﱟ ﱠ
SQ
All-llahu nuk ka marrë për veten kurrfarë fëmijë (as engjëjt, e as nga njerëzit), nuk ka me Të ndonjë zot tjetër, pse (sikur të kishte zot tjetër), atëherë secili zot do të veçohej me atë që ka krijuar, dhe do të dominonte njëri mbi tjetrin! I lartë, i pastër është All-llahu nga ato që i përshkruajnë.
92
ﱢ ﱣ ﱤ ﱥ ﱦ ﱧ
SQ
Ai e di të fshehtën e të dukshmën, Ai është larg atyre që atë i shoqërojnë.
93
ﱩ ﱪ ﱫ ﱬ ﱭ ﱮ
SQ
Thuaj: “Zoti im, po që se patjetër do të më tregosh atë (dënim) që ua premtove atyre?”
94
ﱰ ﱱ ﱲ ﱳ ﱴ ﱵ
SQ
Zoti im, mos mëfut pra, mua te ai popull zullumqar!”
95
ﱷ ﱸ ﱹ ﱺ ﱻ ﱼ ﱽ
SQ
Në të vërtetë, Ne kemi fuqi të tregojmë ty atë që u kemi premtuar atyre.
96
ﱿ ﲀ ﲁ ﲂ ﲃﲄ ﲅ ﲆ ﲇ ﲈ
SQ
Ti të keqen kthe me të mirën. Ne e dimë më së miri atë që shpifin ata.
97
ﲊ ﲋ ﲌ ﲍ ﲎ ﲏ ﲐ
SQ
Dhe thuaj: “O Zot im, unë mbrohem me Ty prej cytjeve të djajve!”
98
ﲒ ﲓ ﲔ ﲕ ﲖ
SQ
Dhe mbëhtetem te Ti që ata të mos më afrohen!”