← Al-Muminoon

Përçarja e popujve pas të dërguarve

Ajet 53 - 78

53
ﲧ ﲨ ﲩ ﲪﲫ ﲬ ﲭ ﲮ ﲯ ﲰ
SQ
E ata më vonë u ndanë në grupe sipas çështjes së fesë dhe secili grup krenohej me atë që kishte përvehtësuar për vete.
54
ﲲ ﲳ ﲴ ﲵ ﲶ
SQ
Andaj, ti (Muhammed) lëri ata edhe një kohë në atë mashtrimin e tyre.
55
ﲸ ﲹ ﲺ ﲻ ﲼ ﲽ ﲾ
SQ
A mos mendojnë ata se me atë që jemi duke udhënë atyre nga pasuria dhe fëmijët,
56
ﳀ ﳁ ﳂ ﳃﳄ ﳅ ﳆ ﳇ
SQ
Nxitojmë t’u ofrojmë atyre të mirat? Jo, kurrsesi, por ata nuk janë kah e kuptojnë.
57
ﳉ ﳊ ﳋ ﳌ ﳍ ﳎ ﳏ
SQ
Vërtet, ata të cilët ndaj madhërisë së Zotit të tyre kanë frikë.
58
ﳑ ﳒ ﳓ ﳔ ﳕ
SQ
ata, të cilët u besojnë argumenteve të Zotit të vet,
59
ﳗ ﳘ ﳙ ﳚ ﳛ
SQ
dhe ata, të cilët nuk i përshkruajnë shok Zotit të vet,
60
ﱁ ﱂ ﱃ ﱄ ﱅ ﱆ ﱇ ﱈ ﱉ ﱊ
SQ
dhe, ata të cilët japin (sadaka-zeqatë) nga ajo që u është dhënë, pse dinë se do të kthehen te Zoti i tyre, andaj zemrat e tyre i kanë të frikësuara,
61
ﱌ ﱍ ﱎ ﱏ ﱐ ﱑ ﱒ
SQ
Të tillët janë duke nxituar drejt të mirave dhe të parët do t’i arrijnë ato.
62
ﱔ ﱕ ﱖ ﱗ ﱘﱙ ﱚ ﱛ ﱜ ﱝ ﱞ ﱟ ﱠ
SQ
Ne nuk e obligojmë asnjë njeri përtej mundësive të tij dhe te Ne është libri (i shënive) që shënon saktësisht (veprat) dhe atyre nuk u bëhet padrejtë.
63
ﱢ ﱣ ﱤ ﱥ ﱦ ﱧ ﱨ ﱩ ﱪ ﱫ ﱬ ﱭ ﱮ ﱯ
SQ
Por zemrat e tyre (mohuasve) janë të verbëruara nga ky (libër), e përveç kësaj, ata vazhdojnë të bëjnë vepra të këqia.
64
ﱱ ﱲ ﱳ ﱴ ﱵ ﱶ ﱷ ﱸ
SQ
Ndërkaq, kur t’i kapim me dënim ata qëë kanë çuar jetë të shfrenuar, atëherë ata me britmë bëjnë lutje (duke kërkuar mdihmë).
65
ﱺ ﱻ ﱼﱽ ﱾ ﱿ ﲀ ﲁ
SQ
Mos e ngritni zërin tash, se ju nuk e keni ndihmën Tonë!
66
ﲃ ﲄ ﲅ ﲆ ﲇ ﲈ ﲉ ﲊ ﲋ
SQ
Sepse, juve u lexoheshin ajatet e Mia, e ju zbrapseshit.
67
ﲍ ﲎ ﲏ ﲐ
SQ
Si arogant ndaj tij (ndaj Kur’anit, ose ndaj Qabës), e me fyerje kundër tij natën bisedoshit.
68
ﲒ ﲓ ﲔ ﲕ ﲖ ﲗ ﲘ ﲙ ﲚ ﲛ
SQ
A nuk menduan ata thellë fjalën (Kur’anin), apo mos u erdhi atyre diçka, që të parëve të tyre të lashtë nuk u pat ardhur,
69
ﲝ ﲞ ﲟ ﲠ ﲡ ﲢ ﲣ
SQ
apo mos nuk e nnjohin të dërguarin e vet (Muhammedin), prandaj ata e refuzojnë atë?
70
ﲥ ﲦ ﲧ ﲨﲩ ﲪ ﲫ ﲬ ﲭ ﲮ ﲯ
SQ
Apo mos thanë për të se është i çmendur? Jo, por ai ka ardhur me të vërtetën, e shumica e tyre e urren të vërteën.
71
ﲱ ﲲ ﲳ ﲴ ﲵ ﲶ ﲷ ﲸ ﲹﲺ ﲻ ﲼ ﲽ ﲾ ﲿ ﳀ ﳁ
SQ
E sikur të përputhej e vërteta me dëshirat e tyre, do të shkatërroheshin qiejt e toka dhe çdo gjë që gjendet në to. E megjithatë që Ne atyre u sollëm (me këtë Kur’an) famën e tyre, ata u zbrapsën ndaj përkujtimit të vet.
72
ﳃ ﳄ ﳅ ﳆ ﳇ ﳈﳉ ﳊ ﳋ ﳌ
SQ
A mos u kërkon ti atyre ndonjë shpërblim? Po shpërblimi i Zotit tënd është më i miri, pse Ai është furnizues më i mirë.
73
ﳎ ﳏ ﳐ ﳑ ﳒ
SQ
ç’është e vërteta, ti i fton ata në rrugë të drejtë.
74
ﳔ ﳕ ﳖ ﳗ ﳘ ﳙ ﳚ ﳛ
SQ
Po ata që nuk e besojnë botën tjetër, i shmangen rrugës së drejtë.
75
ﱁ ﱂ ﱃ ﱄ ﱅ ﱆ ﱇ ﱈ ﱉ ﱊ ﱋ ﱌ
SQ
Edhe sikur t’i mëshironim ata (idhujtarët) dhe t’ua kishim larguar fatkeqësitë, at do të vazhdonin të zhyteshin në zhgënjimin e tyre.
76
ﱎ ﱏ ﱐ ﱑ ﱒ ﱓ ﱔ ﱕ
SQ
Ne i sprovuam at me dënim, po ata nuk iu përulën Zotit të tyre e as nuk iu drejtuan me lutje.
77
ﱗ ﱘ ﱙ ﱚ ﱛ ﱜ ﱝ ﱞ ﱟ ﱠ ﱡ ﱢ
SQ
Deri sa t’ua gapim një derë dënimi tëashpër, atëherë ata do të mbesin aty me shpresa të humbura.
78
ﱤ ﱥ ﱦ ﱧ ﱨ ﱩ ﱪﱫ ﱬ ﱭ ﱮ
SQ
Ai është që ua krijoi të dëgjuarit, të parit dhe të kuptuarit e juaj; sa pak jeni mirënjohës.