← Al-Muminoon

Udhëtimi i jetës së njeriut

Ajet 12 - 22

12
ﲅ ﲆ ﲇ ﲈ ﲉ ﲊ ﲋ
SQ
Për All-llahun, Ne krijuam njeriun prej një ajke (lëngu), e një balte.
13
ﲍ ﲎ ﲏ ﲐ ﲑ ﲒ
SQ
Pastaj atë (ajkë - baltë) e bëmë (e shëndrruam) pikë uji (farë) në një vend të sigurtë.
14
ﲔ ﲕ ﲖ ﲗ ﲘ ﲙ ﲚ ﲛ ﲜ ﲝ ﲞ ﲟ ﲠ ﲡ ﲢ ﲣ ﲤﲥ ﲦ ﲧ ﲨ ﲩ
SQ
Më pas, atë pikë uji e bëmë copë gjaku, e atë gjak të ngurtë e bëmë copë mishi, e atë copë mishi e shndërruam në eshtra, dhe eshtrave ua veshëm mishin, pastaj atë e bëmë krijesë tjetër (me shpirt). I lartë është All-llahu, më i miri Krijues!
15
ﲫ ﲬ ﲭ ﲮ ﲯ
SQ
Mandej, pas kësaj (krijese) ju do të vdisni.
16
ﲱ ﲲ ﲳ ﲴ ﲵ
SQ
E në ditën e kijametit ringjalleni.
17
ﲷ ﲸ ﲹ ﲺ ﲻ ﲼ ﲽ ﲾ ﲿ ﳀ
SQ
Ne krijuam mbi ju shtatë palë (qiej) dhe nuk jemi të pakujdesshëm ndaj asaj që krijuam.
18
ﱁ ﱂ ﱃ ﱄ ﱅ ﱆ ﱇ ﱈﱉ ﱊ ﱋ ﱌ ﱍ ﱎ
SQ
Ne lëshaum me masë ujë nga qielli dhe atë e përqëndrojmë në tokë. Po Ne kemi mundësi edhe ta humbim ate (ujin).
19
ﱐ ﱑ ﱒ ﱓ ﱔ ﱕ ﱖ ﱗ ﱘ ﱙ ﱚ ﱛ ﱜ
SQ
Dhe me anën e tij Ne mundësuam pë ju kopshte hurmash e rrushi, që në to keni shumë pemë dhe hani prej tyre.
20
ﱞ ﱟ ﱠ ﱡ ﱢ ﱣ ﱤ ﱥ ﱦ
SQ
Dhe (krijuam) trupa drunjsh që mbijnë në kodrën Sina e që japin vajëra dhe mëlmesa për ngrënësit.
21
ﱨ ﱩ ﱪ ﱫ ﱬﱭ ﱮ ﱯ ﱰ ﱱ ﱲ ﱳ ﱴ ﱵ ﱶ ﱷ
SQ
Ju ede nga kafshët keni një mësim, ngase ju freskojmë me lëng prej barqeve të tyre dhe keni shimë dobi prej tyre, e edhe prej tyre ushqeheni.
22
ﱹ ﱺ ﱻ ﱼ
SQ
Dhe mbi to e anije bartni (hypni).