← Al-Muminoon

Veçoritë e besimtarëve

Ajet 1 - 11

1
ﱁ ﱂ ﱃ
SQ
Është e sigurtë se kanë shpëtuar besimtarët:
2
ﱅ ﱆ ﱇ ﱈ ﱉ
SQ
ata të cilët janë të përulur dhe janë të kujdesshëm gjatë faljes së namazit,
3
ﱋ ﱌ ﱍ ﱎ ﱏ
SQ
dhe ata të cilët i shmangën të kotës (fjalë a punë),
4
ﱑ ﱒ ﱓ ﱔ
SQ
dhe ata të cilët rregullisht japin zeqatin,
5
ﱖ ﱗ ﱘ ﱙ
SQ
dhe ata të cilët e ruajnë nderin e vet (sa i përket jetës intime),
6
ﱛ ﱜ ﱝ ﱞ ﱟ ﱠ ﱡ ﱢ ﱣ ﱤ
SQ
me përjashtim ndaj grave të veta (me kurorë) dhe ndaj atyre (robreshave) që i kanë në pronësinë e vet, për të cilat nuk janë të qortuara,
7
ﱦ ﱧ ﱨ ﱩ ﱪ ﱫ ﱬ
SQ
e kush kërkon përtej tyre (dëfrim nga të ndaluarat), të tillët janë ata që e kanë shkelë normat e caktuara,
8
ﱮ ﱯ ﱰ ﱱ ﱲ
SQ
dhe ata të cilët me kujdes i ruajnë ato që u janë besuar (sende ose fjalë), e ruajnë edhe premtimin e dhënë,
9
ﱴ ﱵ ﱶ ﱷ ﱸ
SQ
dhe ata të cilët i kushtojnë kujdes kohës së namazit të tyre.
10
ﱺ ﱻ ﱼ
SQ
Të tillët janë mu ata trashëgimtarët,
11
ﱾ ﱿ ﲀ ﲁ ﲂ ﲃ
SQ
të cilët e trashëgojnë Firdewsin, aty janë përgjithmonë.