← Al-Qasas

Fillimi i ftesës, përgënjeshtrimi i faraonit dhe ushtrisë së tij dhe ndëshkimi i tyre

Ajet 36 - 42

36
ﱁ ﱂ ﱃ ﱄ ﱅ ﱆ ﱇ ﱈ ﱉ ﱊ ﱋ ﱌ ﱍ ﱎ ﱏ ﱐ ﱑ
SQ
E kur Musai ua solli atyre argumentet Tona të qarta, ata thanë: “Kjo nuk është tjetër vetëm se magji e trilluar dhe këtë nuk e kemi dëgjuar as ndër prindërit tanë të hershëm!”
37
ﱓ ﱔ ﱕ ﱖ ﱗ ﱘ ﱙ ﱚ ﱛ ﱜ ﱝ ﱞ ﱟ ﱠﱡ ﱢ ﱣ ﱤ ﱥ
SQ
E Musai tha: “Zoti im e di më së miri për atë që u erdhi me udhëzim prej Tij dhe kujt do t’i takojë përfundimi i mirë, se mizorët me siguri nuk do të kenë shpëtim”.
38
ﱧ ﱨ ﱩ ﱪ ﱫ ﱬ ﱭ ﱮ ﱯ ﱰ ﱱ ﱲ ﱳ ﱴ ﱵ ﱶ ﱷ ﱸ ﱹ ﱺ ﱻ ﱼ ﱽ ﱾ ﱿ ﲀ ﲁ
SQ
E faraoni tha: “O ju pari, unë nuk njoh njoh zot tjetër për ju pos meje, andaj ti o Haman, m’i pjek (tullat) nga dheu e më ndërto një kullë të lartë ndoshta do të arrijë ta shoh zotin e Musait, sepse nunë mendoj se vërtet ai është gënjeshtar”.
39
ﲃ ﲄ ﲅ ﲆ ﲇ ﲈ ﲉ ﲊ ﲋ ﲌ ﲍ ﲎ
SQ
Dhe ashtu ai dhe ushtëria e tij u sollën në tokë me kruenëçësi ndaj të vërtetës dhe menduan se nuk do të kthehen te Ne.
40
ﲐ ﲑ ﲒ ﲓ ﲔﲕ ﲖ ﲗ ﲘ ﲙ ﲚ
SQ
Andaj, Ne e kapëm atë dhe ushtërinë e tij dhe e hodhëm në det, shiko pra se si përfundojnë mizorët.
41
ﲜ ﲝ ﲞ ﲟ ﲠﲡ ﲢ ﲣ ﲤ ﲥ
SQ
Dhe ata i bëmë prijësa që thërrasin për në zjarr dhe ditën e kijametit atje nuk do t’u ndihmohet.
42
ﲧ ﲨ ﲩ ﲪ ﲫﲬ ﲭ ﲮ ﲯ ﲰ ﲱ
SQ
Edhe në këtë botë ikemi përcjellë ata me mallkim, kurse në ditë e kijametit ata janë të përbuzur.