← Al-Furqaan

Misioni i të dërguarit alejhisselam dhe metoda e tij në thirrjen e zullumqarëve

Ajet 56 - 62

56
ﱁ ﱂ ﱃ ﱄ ﱅ
SQ
E Ne nuk të dërguam ty për tjetër qëllim, por vetëm si përgëzues e si qortues.
57
ﱇ ﱈ ﱉ ﱊ ﱋ ﱌ ﱍ ﱎ ﱏ ﱐ ﱑ ﱒ ﱓ ﱔ
SQ
Thuaj: “Unë për këtë nuk kërkoj shpërblim prej jush, por vetëm kush të dojë të marrë rrugën që e afron te Zoti i vet”.
58
ﱖ ﱗ ﱘ ﱙ ﱚ ﱛ ﱜ ﱝﱞ ﱟ ﱠ ﱡ ﱢ ﱣ
SQ
Ti mbështetju Atij të përjetshmit që nuk vdes kurrë, madhëroje me lavdërimin që i takon Atij, Ai mjafton për njohje në hollësi të mëkateve të robve të vet.
59
ﱥ ﱦ ﱧ ﱨ ﱩ ﱪ ﱫ ﱬ ﱭ ﱮ ﱯ ﱰ ﱱﱲ ﱳ ﱴ ﱵ ﱶ
SQ
Ai krijoi qiejt e tokën dhe gjithçka që gjendet në mës tyre brenda gjashtë ditësh, e pastaj mbizotëroi Arshin. Ai është Mëshiruesi. Për këtë pyete ndonjë shumë të dijshëm.
60
ﱸ ﱹ ﱺ ﱻﱼ ﱽ ﱾ ﱿ ﲀ ﲁ ﲂ ﲃ ﲄ ﲅﲆ
SQ
E kur u është thënë atyre: Bëni sezhde ndaj të madhërishmit, ata thanë: “E kush është Rrahmani - Mëshiruesi? A t’i bëjmë sexhde pse ti na urdhëron?” E kjo shtoi edhe më tepër largimin e tyre (nga feja).
61
ﲈ ﲉ ﲊ ﲋ ﲌ ﲍ ﲎ ﲏ ﲐ ﲑ ﲒ
SQ
I madhërishëm është Ai që krijoi yje në qiell dhe vendosi në të dritë (diell) e hënë që ndriçon.
62
ﲔ ﲕ ﲖ ﲗ ﲘ ﲙ ﲚ ﲛ ﲜ ﲝ ﲞ ﲟ ﲠ
SQ
Ai është që bëri natë e ditën zëvendsuese të njëra-tjetrës dhe për atë që dëshiron të mendojë apo të falënderojë, argument.