← Al-Anbiyaa

Përshkrimi i të dërguarit të Allahut, misioni i tij dhe kërcënimi për ata që e refuzojnë atë

Ajet 107 - 112

107
ﲀ ﲁ ﲂ ﲃ ﲄ
SQ
E Ne të dërguam ty (Muhammed) vetëm si mëshirë për të gjitha krijesat.
108
ﲆ ﲇ ﲈ ﲉ ﲊ ﲋ ﲌ ﲍﲎ ﲏ ﲐ ﲑ
SQ
Thuaj: “Mua më shpallet se Zoti i juaji është vetëm një Zot, e ju a po dorëzoheni?”
109
ﲓ ﲔ ﲕ ﲖ ﲗ ﲘﲙ ﲚ ﲛ ﲜ ﲝ ﲞ ﲟ ﲠ
SQ
E nëse ata refuzojnë, ti thuaju: “Unë u njoftova ju në mënyrë të barabartë, dhe se unë nuk e di se është afër ose larg ajo që po premtoheni?”
110
ﲢ ﲣ ﲤ ﲥ ﲦ ﲧ ﲨ ﲩ
SQ
Ai e di thënien e haptë, e di edhe atë që mbani fashehtë.
111
ﲫ ﲬ ﲭ ﲮ ﲯ ﲰ ﲱ ﲲ
SQ
E nuk e di, mos është kjo sprovë për ju (vonesa e dënimit), apo të kënaqeni deri në një kohë.
112
ﲴ ﲵ ﲶ ﲷﲸ ﲹ ﲺ ﲻ ﲼ ﲽ ﲾ
SQ
Ai (Muhammedi) tha: “Zoti im, gjyko (mes meje dhe atyre gënjeshtarëve) me të vërtetën! E Zoti ynë, Mëshirues është ai prej të cilit kërkohet ndihmë kundër asaj që ju përshkruani!”