← Al-Anbiyaa

Përfundimi i pashmangshëm dhe përkujdesja e krijesave nga ana e Allahut të Lartësuar

Ajet 34 - 47

34
ﲽ ﲾ ﲿ ﳀ ﳁ ﳂﳃ ﳄ ﳅ ﳆ ﳇ
SQ
Ne, asnjë njeri para teje (Muhammed) nuk i dhamë jetë të përhershme, e nëse ti vdes, a mos do të mbesin ata përgjithmonë?
35
ﳉ ﳊ ﳋ ﳌﳍ ﳎ ﳏ ﳐ ﳑﳒ ﳓ ﳔ
SQ
çdo krijesë do ta shijojë vdekjen, e NE, në shenjë sprove ju sprovojmë me vështirësi e kënaqësi, dhe ju ktheheni te Ne.
36
ﱁ ﱂ ﱃ ﱄ ﱅ ﱆ ﱇ ﱈ ﱉ ﱊ ﱋ ﱌ ﱍ ﱎ ﱏ ﱐ ﱑ
SQ
E kur të shohin ty ata që nuk besuan, nuk të marrin ndryshe vetëm se në tallje (duke thënë): “A ky është ai që përgojon zotët tuaj!” E ata përmendjen e Mëshiruesit (Rrahman) e mohojnë.
37
ﱓ ﱔ ﱕ ﱖﱗ ﱘ ﱙ ﱚ ﱛ
SQ
Njeriu nga vet natyra e tij është i ngutshëm, e Unë do t’ua tregoj juve masën Time ndëshkuese, pra mos kërkoni t’u vie më shpejtë.
38
ﱝ ﱞ ﱟ ﱠ ﱡ ﱢ ﱣ
SQ
Ata thanë: “Kur do të jetë ai premtim (me dënim) nëse thoni të vërtetën?”
39
ﱥ ﱦ ﱧ ﱨ ﱩ ﱪ ﱫ ﱬ ﱭ ﱮ ﱯ ﱰ ﱱ ﱲ ﱳ ﱴ
SQ
Sikur ta dinin ata që nuk besuan se atëherë nuk d të mund ta largojnë zjarrin as nga fytyrat e tyre e as nga shpinat, e as që do të ndihmohen (nuk do të ishin jobesimtarë).
40
ﱶ ﱷ ﱸ ﱹ ﱺ ﱻ ﱼ ﱽ ﱾ ﱿ
SQ
Por atyre do t’u vijë befas, do t’i tronditë ata, e atëherë as nuk mund ta largojnë dhe as nuk u jepet afat.
41
ﲁ ﲂ ﲃ ﲄ ﲅ ﲆ ﲇ ﲈ ﲉ ﲊ ﲋ ﲌ ﲍ
SQ
Në të vërtetë, janë bërë përqeshje edhe me të dërguarit tjerë para teje, e ata që u tallën me ta, i përfshiu ajo me çka talleshin.
42
ﲏ ﲐ ﲑ ﲒ ﲓ ﲔ ﲕﲖ ﲗ ﲘ ﲙ ﲚ ﲛ ﲜ
SQ
Thuaj: “Kush u mbron juve prej (dënimit të) të Madhëruarit natën en ditën?” Por jo, ata i kthejnë shpinën këshillave të Zotit të tyre.
43
ﲞ ﲟ ﲠ ﲡ ﲢ ﲣﲤ ﲥ ﲦ ﲧ ﲨ ﲩ ﲪ ﲫ ﲬ
SQ
A mos kanë ata pos Nesh zota të tjerë që i mbrojnë? Po ata nuk mund t’i ndihmojnë vetvetes (e lërë më adhuruesve), Ata (mosbesimtarët) as nuk do të pranohen prej Nesh në fqinjësi.
44
ﲮ ﲯ ﲰ ﲱ ﲲ ﲳ ﲴ ﲵﲶ ﲷ ﲸ ﲹ ﲺ ﲻ ﲼ ﲽ ﲾﲿ ﳀ ﳁ
SQ
Por Ne u dhamë atyre dhe prindërve të tyre jetë të gjatë me kënaqësi (e ata u mashtruan). A nuk e vërejnë ata se Ne u pakësojmë tokën nga anët e saj, atëherë a mos ata do të jenë fitues (o të humbur)?
45
ﱁ ﱂ ﱃ ﱄﱅ ﱆ ﱇ ﱈ ﱉ ﱊ ﱋ ﱌ
SQ
Thuaj: “Unë ua tërheq vërejtjen vetëm me anën e kësaj shpalljeje, po i shurdhëti nuk dëgjon thirrjen edhe kur i tërhiqet vërejtja”.
46
ﱎ ﱏ ﱐ ﱑ ﱒ ﱓ ﱔ ﱕ ﱖ ﱗ ﱘ
SQ
E sikur t’i godasë pak ndonjë e keqe nga dënimi i Zotit tënd, ata do të thonë: “Të mjerët ne, i bëmë vetes padrejtësi”!
47
ﱚ ﱛ ﱜ ﱝ ﱞ ﱟ ﱠ ﱡ ﱢﱣ ﱤ ﱥ ﱦ ﱧ ﱨ ﱩ ﱪ ﱫﱬ ﱭ ﱮ ﱯ
SQ
Në ditën e gjykimit Ne do të vëmë peshoja të drejta, e askujt nuk i bëhet e padrejtë asgjë, edhe nëse është (vepra) sa peshoja e një kokrre të melit Ne do ta sjelllim atë. E mjafton që Ne jemi llogaritës.