← Yunus

Thirrja për fenë e vërtetë dhe ndjekja e Islamit

Ajet 94 - 100

94
ﲝ ﲞ ﲟ ﲠ ﲡ ﲢ ﲣ ﲤ ﲥ ﲦ ﲧ ﲨ ﲩﲪ ﲫ ﲬ ﲭ ﲮ ﲯ ﲰ ﲱ ﲲ ﲳ
SQ
Po, (fjala vjen) nëse je në dyshim për këtë që të zbritëm ty (për ngjarjet e pejgamberëve), atëherë pyeti ata që lexojnë librin para teje. Ty të erdhi nga Zoti yt e vërteta, pra, mos u bë prej atyre që dyshojnë.
95
ﲵ ﲶ ﲷ ﲸ ﲹ ﲺ ﲻ ﲼ ﲽ ﲾ
SQ
Dhe mos u bë prej atyre që përgënjeshtruan argumentet e All-llahut, e të bëhesh nga të dështuarit.
96
ﳀ ﳁ ﳂ ﳃ ﳄ ﳅ ﳆ ﳇ
SQ
Kundër atyre, për të cilët ka përfunduar caktimi i Zotit tënd, ata nuk besojnë,
97
ﳉ ﳊ ﳋ ﳌ ﳍ ﳎ ﳏ ﳐ
SQ
Edhe sikur t’u kishin paraqitur atyre çdo lloj argumenti, ata nuk besojnë derisa të shohin dënimin e rëndë.
98
ﱁ ﱂ ﱃ ﱄ ﱅ ﱆ ﱇ ﱈ ﱉ ﱊ ﱋ ﱌ ﱍ ﱎ ﱏ ﱐ ﱑ ﱒ ﱓ ﱔ ﱕ
SQ
Përse nuk pati vendbanim që të ketë besuar e besimi i tij të ketë ndihmuar (në shpëtim), pos popullit të Junusit, që pasi që besoi, Ne larguam prej tyre dënimin shëmtues në jetën e kësaj bote dhe i lejuam të jetojnë deri në një afat të caktuar.
99
ﱗ ﱘ ﱙ ﱚ ﱛ ﱜ ﱝ ﱞ ﱟﱠ ﱡ ﱢ ﱣ ﱤ ﱥ ﱦ
SQ
SIkur të kishte dashur Zoti yt, do t’i besonin çka janë në tokë që të gjithë. A ti di t’i detyrosh njerazit të bëhen bedsimtarë?
100
ﱨ ﱩ ﱪ ﱫ ﱬ ﱭ ﱮ ﱯﱰ ﱱ ﱲ ﱳ ﱴ ﱵ ﱶ
SQ
Nuk është e mundur për asnjë njeri të besojë (ndryshe), pos me ndihmën e All-llahut. E dënimin u jepë atyre që nuk mendojnë.