← An-Naml

Kur'ani njofton për ndodhitë e popujve të mëhershëm

Ajet 76 - 81

76
ﳔ ﳕ ﳖ ﳗ ﳘ ﳙ ﳚ ﳛ ﳜ ﳝ ﳞ ﳟ
SQ
Vëërtet, ky Kur’ani u rrëfen beni israilve të shumtën e asj që ata ishin të përçarë.
77
ﱁ ﱂ ﱃ ﱄ
SQ
Dhe pamëdyshje ai është udhërrëfyes e mëshirë për besimtarët.
78
ﱆ ﱇ ﱈ ﱉ ﱊﱋ ﱌ ﱍ ﱎ
SQ
E Zoti yt, vërtet do të gjykojë mes tyre me drejtësinë e Tij, e Ai është i gjithfuqishmi e dijshmi.
79
ﱐ ﱑ ﱒﱓ ﱔ ﱕ ﱖ ﱗ
SQ
E ti pra, mbështetu në All-llahun se me të vërtetë ti je në të drejtën e sigurt.
80
ﱙ ﱚ ﱛ ﱜ ﱝ ﱞ ﱟ ﱠ ﱡ ﱢ ﱣ
SQ
E ti nuk mund t’i bësh të dëgjojnë të vdekurit, e as nuk mund ta bësh të shurdhëtin të dëgjojë thirrjes, e sidomos kur ata ta thejnë shpinën.
81
ﱥ ﱦ ﱧ ﱨ ﱩ ﱪﱫ ﱬ ﱭ ﱮ ﱯ ﱰ ﱱ ﱲ ﱳ
SQ
E as që mund t’i largosh të verbërit nga humbja e tyre (zemrat e verbëra), ti nuk mund ta bësh të dëgjojë ndonjë tjetër, vetëm atë që i beson argumentet Tona, e ata janë myslimanë.