← An-Naml

Mohimi i gajbit/sekretit nga ana e idhujtarëve dhe kundërpërgjigjja ndaj tyre

Ajet 65 - 75

65
ﱗ ﱘ ﱙ ﱚ ﱛ ﱜ ﱝ ﱞ ﱟ ﱠﱡ ﱢ ﱣ ﱤ ﱥ
SQ
Thuaj: “Askush veç All-llahut as në qiejt, as në tokë nuk e di të fshehtën, as nuk e din se kur ringjallen!”
66
ﱧ ﱨ ﱩ ﱪ ﱫﱬ ﱭ ﱮ ﱯ ﱰ ﱱﱲ ﱳ ﱴ ﱵ ﱶ
SQ
Por, dijenia e tyre arrihet në botën tjetër (kur të përjetojnë çka u është premtuar). Ja, ata dyshojnë për kët (për botën tjetër), bile janë të verbër ndaj saj.
67
ﱸ ﱹ ﱺ ﱻ ﱼ ﱽ ﱾ ﱿ ﲀ
SQ
Ndërsa ata të cilët nuk besun thanë: “A pasi të (vdesim) bëhemi dhe e pluhur ne edhe prindërit tanë, (a thua) do të ringjallemi?
68
ﲂ ﲃ ﲄ ﲅ ﲆ ﲇ ﲈ ﲉ ﲊ ﲋ ﲌ ﲍ
SQ
Kjo na është premtuar neve e dhe prindërve tamë më përpara, por kjo nuk është gjë tjetër veçse legjendë e të parëve!”
69
ﲏ ﲐ ﲑ ﲒ ﲓ ﲔ ﲕ ﲖ ﲗ
SQ
Thuaj: “Udhëtoni nëpër tokë dhe shikoni se si ishte përfndimi i kundërshtarëve!”
70
ﲙ ﲚ ﲛ ﲜ ﲝ ﲞ ﲟ ﲠ ﲡ
SQ
Po ti (Muhammed) mos u trzo për ta, e as mos e ngushto veten nga ato dredhi që bëjnë!
71
ﲣ ﲤ ﲥ ﲦ ﲧ ﲨ ﲩ
SQ
E ata thonë: “Po qe se jeni të sigurt në ato çka flitni, kur do të realizohet ai premtimi (me dënim)?”
72
ﲫ ﲬ ﲭ ﲮ ﲯ ﲰ ﲱ ﲲ ﲳ
SQ
Ti thuaj: “Tanimë u është ngjeshur juve një pjesë e atij premtimi për të cilin po ju ngutet juve!”
73
ﲵ ﲶ ﲷ ﲸ ﲹ ﲺ ﲻ ﲼ ﲽ ﲾ
SQ
S’ka dyshim se Zoti yt është shumë bëmirës ndaj njerëzve, po shumica e tyre nuk e falënderojnë.
74
ﳀ ﳁ ﳂ ﳃ ﳄ ﳅ ﳆ ﳇ
SQ
E është e sigurt se Zoti yt di çka fshehin zemrat e tyre dhe çka shfaqin haptazi.
75
ﳉ ﳊ ﳋ ﳌ ﳍ ﳎ ﳏ ﳐ ﳑ ﳒ
SQ
Nuk ka asgjë të fshehu në qiell e as në tokë, e tëmos jetë e shënuar në librin e saktë (dijenin e Zotit).