← An-Naml

Pupëza – Hulumtimi i informatave

Ajet 20 - 28

20
ﲫ ﲬ ﲭ ﲮ ﲯ ﲰ ﲱ ﲲ ﲳ ﲴ ﲵ ﲶ
SQ
Dhe vështroi shpendët e tha: “ç’është kjo që nuk e shoh pupëzën? Jo, ajo nuk qenka këtu!”
21
ﲸ ﲹ ﲺ ﲻ ﲼ ﲽ ﲾ ﲿ ﳀ
SQ
Unë do të dënoj atë më një dënim të ashpër ose do ta therrë ose ka për të më sjellë ndonjë argument të fortë (si arsyetim).
22
ﳂ ﳃ ﳄ ﳅ ﳆ ﳇ ﳈ ﳉ ﳊ ﳋ ﳌ ﳍ ﳎ ﳏ
SQ
Ajo nuk zgjati shumë e tha: “Unë kuptova atë që ti nuk je i njohur dhe të erdha nga Sebei me një lajm të sigurt”.
23
ﱁ ﱂ ﱃ ﱄ ﱅ ﱆ ﱇ ﱈ ﱉ ﱊ ﱋ
SQ
Në të vërtetë unë gjeta një grua që po i sundonte ata (Popullin e Sebe-it) dhe asaj i ishte dhënë çdo send, e ajo kishte një fron të madh.
24
ﱍ ﱎ ﱏ ﱐ ﱑ ﱒ ﱓ ﱔ ﱕ ﱖ ﱗ ﱘ ﱙ ﱚ ﱛ ﱜ ﱝ
SQ
Madje takova atë dhe popullin e saj se adhurojnë diellin e jo All-llahun, po djalli ua kishte hijeshuar atë veprim të tyre dhe i kishte shmangur rrugës së drejtë, andaj ata nuk gjejnë udhëzim.
25
ﱟﱠ ﱡﱢ ﱣ ﱤ ﱥ ﱦ ﱧ ﱨ ﱩ ﱪ ﱫ ﱬ ﱭ ﱮ
SQ
(i kishte shmangur) Për të mos adhuruar All-llahun që nxjerr në shesh (e di) të fshehtën në qiej e në tokë, dhe që e di atë që fshehni dhe atë që publikoni.
26
ﱰ ﱱ ﱲ ﱳ ﱴ ﱵ ﱶ ﱷﱸ
SQ
All-llahu është një, nuk ka Zot tjetër pos Tij, Zot i Arshit të madh.
27
ﱺ ﱻ ﱼ ﱽ ﱾ ﱿ ﲀ ﲁ
SQ
Ai (Sulejmani) tha: “Do të shohim se a e thua të vërtetën apo je nga gënjeshtarët!”
28
ﲃ ﲄ ﲅ ﲆ ﲇ ﲈ ﲉ ﲊ ﲋ ﲌ ﲍ
SQ
Shko me këtë letrën time e hidhjau atyre, largohu (pak) nga ata dhe përgjo se çka bisedojnë!”