← Maryam

Lajthitja dhe udhëzimi

Ajet 73 - 76

73
ﲔ ﲕ ﲖ ﲗ ﲘ ﲙ ﲚ ﲛ ﲜ ﲝ ﲞ ﲟ ﲠ ﲡ ﲢ ﲣ
SQ
E kur u lexoheshin atyre ajetet tona të argumentuara, ata që nuk kshin besuar u thoshin atyre që kishin besuar: “Cili grup (ne ose ju) ka vend jete më të mirë dhe kuvend më autoritativ?”
74
ﲥ ﲦ ﲧ ﲨ ﲩ ﲪ ﲫ ﲬ ﲭ
SQ
E, sa e sa gjenerata kemi shkatërruar para tyre e që ishin më të pajisur dhe më të dukshëm.
75
ﲯ ﲰ ﲱ ﲲ ﲳ ﲴ ﲵ ﲶ ﲷﲸ ﲹ ﲺ ﲻ ﲼ ﲽ ﲾ ﲿ ﳀ ﳁ ﳂ ﳃ ﳄ ﳅ ﳆ ﳇ ﳈ
SQ
Thuaj: “Atij që është në humbje (në mosbesim), le t’ia vazhdojë atij i Gjithfuqishmi për një kohë, e kur do ta shohin atë që po u premtohet: ose dënimin (në këtë jetë) ose kijametin, atëherë do ta kuptojnë se kush do të jetë në pozitë më të keqe dhe më i dobët në përkrahje!”
76
ﳊ ﳋ ﳌ ﳍ ﳎﳏ ﳐ ﳑ ﳒ ﳓ ﳔ ﳕ ﳖ ﳗ
SQ
E All-llahu u shton besimi atyre që u udhëzuan, e veprat e mira të pëjetshme, janë shprblim më i dobishëm te Zoti yt, dhe përfundim me i mirë.