← Maryam

Lajthitja e të krishterëve lidhur me çështjen e Isait alejhisselam

Ajet 34 - 40

34
ﲟ ﲠ ﲡ ﲢﲣ ﲤ ﲥ ﲦ ﲧ ﲨ
SQ
Kjo është (fjalë) e vërtetë, rreth Isait, birit të Merjemes në të cilin ata shkaktojnë dyshime.
35
ﲪ ﲫ ﲬ ﲭ ﲮ ﲯ ﲰﲱ ﲲﲳ ﲴ ﲵ ﲶ ﲷ ﲸ ﲹ ﲺ ﲻ
SQ
Nuk i takoi (nuk ka nevojë) All-llahu të ketë ndonjë fëmijë, i pastër është Ai, kur dëshiron një send Ai vetëm i thotë atij: Bëhu!”. Ai menjëherë bëhet.
36
ﲽ ﲾ ﲿ ﳀ ﳁﳂ ﳃ ﳄ ﳅ
SQ
(Isai i tha popullit të vet) Dhe se All-llahu është Zoti im dhe Zoti juaj, pra adhuronie Atë, kjo është rrugë (fe) e drejtë.
37
ﳇ ﳈ ﳉ ﳊﳋ ﳌ ﳍ ﳎ ﳏ ﳐ ﳑ ﳒ
SQ
Po, grupet u kundërshtuan mes vete (rreth Isait). Të mjerët ata që nuk besuan se çka kanë për të parë ditën e madhe!
38
ﳔ ﳕ ﳖ ﳗ ﳘﳙ ﳚ ﳛ ﳜ ﳝ ﳞ ﳟ
SQ
Ditën kur do të na paraqiten neve, sa mirë do të dëgjojnë edhe shohin (ose njerëzit do të dëgjojnë e shohin çka i gjen ata), por tash për tash (në këtë jetë) zullumqarët janë të humbur qartë.
39
ﱁ ﱂ ﱃ ﱄ ﱅ ﱆ ﱇ ﱈ ﱉ ﱊ ﱋ ﱌ
SQ
Ti tërhiqu atyre vërejtjen për ditën e dëshprimit, kur të marrë fund çështja (e përgjejgësisë e dikush në xhehet, dikush në zjarr), se ata (sot) janë të painformuar, dhe ata nuk janë duke besuar.
40
ﱎ ﱏ ﱐ ﱑ ﱒ ﱓ ﱔ ﱕ
SQ
S’ka dyshim se Ne e trashëgojmë (na mbetet) tokën dhe çka ka në të, dhe të Ne do të jetë e ardhmja e tyre.