← Al-Israa

Porosi hyjnore mbi raportet ndërnjerëzore dhe moralin

Ajet 35 - 39

35
ﲱ ﲲ ﲳ ﲴ ﲵ ﲶ ﲷﲸ ﲹ ﲺ ﲻ ﲼ
SQ
Masën mbusheni kur matni (me enë) dhe peshoni me peshojë të drejtë (precize). Kjo është më e dobishme dhe ka përfundim më të mirë.
36
ﲾ ﲿ ﳀ ﳁ ﳂ ﳃ ﳄﳅ ﳆ ﳇ ﳈ ﳉ ﳊ ﳋ ﳌ ﳍ ﳎ
SQ
Mos iu qas asaj për të cilën nuk kë njohuri, pse të dëgjuarit, të pamët dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.
37
ﳐ ﳑ ﳒ ﳓ ﳔﳕ ﳖ ﳗ ﳘ ﳙ ﳚ ﳛ ﳜ ﳝ
SQ
Dhe mos ec nëpër tokë me mburrje, pse ti as nuk mund ta çashë tokën as nuk mund ta arrishë lartësinë e maleve.
38
ﳟ ﳠ ﳡ ﳢ ﳣ ﳤ ﳥ
SQ
E keqja e të gjitha këtyre është e urrejtur te Zoti yt.
39
ﱁ ﱂ ﱃ ﱄ ﱅ ﱆ ﱇﱈ ﱉ ﱊ ﱋ ﱌ ﱍ ﱎ ﱏ ﱐ ﱑ ﱒ ﱓ
SQ
Këto janë nga urtësia që Zoti yt të shpalli ty. Mos shoqëro me All-llahun ndonjë zot tjetër e të hidhesh në Xhehennem i qortuar dhe i larguar.