← An-Nahl

Sjellja e shembujve për vërtetimin e njëshmërisë së Allahut të Lartësuar

Ajet 74 - 77

74
ﱑ ﱒ ﱓ ﱔﱕ ﱖ ﱗ ﱘ ﱙ ﱚ ﱛ
SQ
Pra, mos i përshkruani All-llahut shembuj! All-llahu i di të gjitha e ju nuk dini.
75
ﱝ ﱞ ﱟ ﱠ ﱡ ﱢ ﱣ ﱤ ﱥ ﱦ ﱧ ﱨ ﱩ ﱪ ﱫ ﱬ ﱭ ﱮ ﱯ ﱰﱱ ﱲ ﱳﱴ ﱵ ﱶﱷ ﱸ ﱹ ﱺ ﱻ
SQ
All-llahu sjell shembuj: një rob që është pronë e tjetrit e që nuk ka në dorë asgjë, dhe atë, të cilin ne e kemi furnizuar me një furnizim të mirë, ai jep nga ai (furnizim) fshehtas e haptas. A janë pra ata të dy të barabartë? Falënderues qoftë All-llahu, por shumica e tyre nuk dinë.
76
ﱽ ﱾ ﱿ ﲀ ﲁ ﲂ ﲃ ﲄ ﲅ ﲆ ﲇ ﲈ ﲉ ﲊ ﲋ ﲌ ﲍ ﲎ ﲏ ﲐ ﲑ ﲒ ﲓ ﲔ ﲕ ﲖ ﲗ ﲘ ﲙ
SQ
All-llahu sjel shembull: dy njerëz, njëri prej atyre dyve është memec që nuk ka aftësi për asgjë *as për vete as për të tjerët) dhe vetë ai është barrë për kujdestrarin e tij, pse kudo që ta orientojë, a nuk sjell ndonjë dobi. A është ibarabartë me atë që udhëzon për drejtësi e edhe vetë është në rrugën e drejtë?
77
ﲛ ﲜ ﲝ ﲞﲟ ﲠ ﲡ ﲢ ﲣ ﲤ ﲥ ﲦ ﲧ ﲨﲩ ﲪ ﲫ ﲬ ﲭ ﲮ ﲯ
SQ
Vetëm All-llahut i tokon (ta dijë) fshetësia ë qiejve dhe tokës! çështja e katastorfës (e kijametit) është (në shpejtësi) vetëm sa hedh një shikim, ose ajo është edhe më afër. All-llahu është i gjithfuqishëm për çdo send.