← An-Nahl

Allahu është Krijuesi, Dhuruesi, i Forti dhe pafuqia e të adhuruave të tjerë pos Tij

Ajet 17 - 21

17
ﱓ ﱔ ﱕ ﱖ ﱗﱘ ﱙ ﱚ
SQ
Atëherë pra, a është Ai që krijon njësoj, sikurse ai që nuk krijon? A nuk po mendoni?
18
ﱜ ﱝ ﱞ ﱟ ﱠ ﱡﱢ ﱣ ﱤ ﱥ ﱦ
SQ
Po edhe nëse përpiqeni t’i numëroni dhuntitë (të mirat) e All-llahut, nuk do të mund të arrini t’i përcaktoni ato. Me siguri All-llahu shumë fal dhe shumë mëshiron.
19
ﱨ ﱩ ﱪ ﱫ ﱬ ﱭ
SQ
All-llahu e di atë që ju e fshihni dhe atë që e publikoni.
20
ﱯ ﱰ ﱱ ﱲ ﱳ ﱴ ﱵ ﱶ ﱷ ﱸ
SQ
Ata (idhujt) që i adhurojnë (idhujtarë) pos All-llahut, ata nuk krijojnë asnjë send, po vetë ata janë të krijuar.
21
ﱺ ﱻ ﱼﱽ ﱾ ﱿ ﲀ ﲁ
SQ
Janë të vdekur e jo të gjallë, dhe ata nuk e dinë se kur do të ringjallen (adhuruesit e tyre).