← Al-Hijr

Mirësia e Allahut ndaj pejgamberit të Tij dhe disa udhëzime e përgëzime

Ajet 85 - 99

85
ﲕ ﲖ ﲗ ﲘ ﲙ ﲚ ﲛ ﲜﲝ ﲞ ﲟ ﲠﲡ ﲢ ﲣ ﲤ
SQ
E Ne nuk i krijuam qiejt as tokën ndryshe vetëm me urtësi (të madhe). E s’ka dyshim se momenti i fundit (kijameti) do të vijë, e ti (Muhamme) sillu me njerëzishmëri.
86
ﲦ ﲧ ﲨ ﲩ ﲪ
SQ
Vërtet, Zoti yt është krijuesi i përgjithshëm, më i dijshmi.
87
ﲬ ﲭ ﲮ ﲯ ﲰ ﲱ ﲲ
SQ
Ne të kemi dhënë ty shtatë (ajete) që përsëriten (Fatiha përsëritet në rekate të namazit) edhe Kur’anin e madhërueshëm.
88
ﲴ ﲵ ﲶ ﲷ ﲸ ﲹ ﲺ ﲻ ﲼ ﲽ ﲾ ﲿ ﳀ ﳁ ﳂ
SQ
E ty të mos shkojnë kurrsesi sytë në atë me çka Ne i pajisëm disa prej tyre, as mos u brengos për ta (pse nuk besuan), kurse ndaj besimtarëve jij i përulur e i butë.
89
ﳄ ﳅ ﳆ ﳇ ﳈ
SQ
Dhe thuaj: “Unë jam qortues i hapët (për dënimin nga Zoti për ata që kundërshtojnë).
90
ﳊ ﳋ ﳌ ﳍ
SQ
(u sjellim dënim) Sikurse u sollëm atyre që bëjnë ndarjen. (e librave të mëparëshme).
91
ﱁ ﱂ ﱃ ﱄ
SQ
Të cilët e bënë Kur’anin të ndarë në pjesë.
92
ﱆ ﱇ ﱈ
SQ
Pasha Zotin tënd, ata gjithë do t’i marrim në përgjegjësi.
93
ﱊ ﱋ ﱌ
SQ
Për atë ç’vepruan.
94
ﱎ ﱏ ﱐ ﱑ ﱒ ﱓ
SQ
Publiko haptas atë për të cilën urdhërohesh, e hiqu idhujtarëve.
95
ﱕ ﱖ ﱗ
SQ
S’ka dyshim se Ne të mjaftojmë ty kundër atyre që tallen,
96
ﱙ ﱚ ﱛ ﱜ ﱝ ﱞﱟ ﱠ ﱡ
SQ
të cilët All-llahut, i kundërvejnë zot tjetër, e më vonë ata do ta kuptojnë (prapavinë e tyre).
97
ﱣ ﱤ ﱥ ﱦ ﱧ ﱨ ﱩ
SQ
Ne e dimë mirë se ti ngushtohesh shpirtërisht për atë që thonë ata.
98
ﱫ ﱬ ﱭ ﱮ ﱯ ﱰ
SQ
Po ti madhëroje me falënderime Zotin tënd e bëhu prej atyre që luten (përulen duke u falur).
99
ﱲ ﱳ ﱴ ﱵ ﱶ
SQ
Dhe adhuroje Zotin tënd deri të vijë ty e vërteta (vdekja).