← Al-Hijr

Sqarimi i burimit të devijimit dhe udhëzimit – armiqësia e Iblisit

Ajet 26 - 50

26
ﲝ ﲞ ﲟ ﲠ ﲡ ﲢ ﲣ ﲤ
SQ
Ne krijuam njeriun nga balta e argjilit, të zi e të prihsur (me erë të keqe)? (të formuar-të trajtuar-mesnun).
27
ﲦ ﲧ ﲨ ﲩ ﲪ ﲫ ﲬ
SQ
E xhinët i krijuam më parë nga zjarri, nga flaka e fortë.
28
ﲮ ﲯ ﲰ ﲱ ﲲ ﲳ ﲴ ﲵ ﲶ ﲷ ﲸ ﲹ
SQ
Dhe (përkujto) kur Zoti yt engjëjve u tha: “Unë po krijoi njeriun nga balta e tharë, e zezë e me erë.
29
ﲻ ﲼ ﲽ ﲾ ﲿ ﳀ ﳁ ﳂ ﳃ
SQ
E kur ta përsosë atë (në formën e njeriut) dhe do t’i japë atij shpirtin që është krijesa Imja, atëherë ju bini atij në sexhde”.
30
ﳅ ﳆ ﳇ ﳈ
SQ
Të gjithë engjëjt tok, bënë sexhde.
31
ﳊ ﳋ ﳌ ﳍ ﳎ ﳏ ﳐ
SQ
Përpos Iblisit. Ai refuzoi të jetë me ata që bënë sexhde?”
32
ﱁ ﱂ ﱃ ﱄ ﱅ ﱆ ﱇ ﱈ
SQ
Ai tha: “O Iblis, ç’është ajo që ti mos jehsë me ata që bënë sexhde?”
33
ﱊ ﱋ ﱌ ﱍ ﱎ ﱏ ﱐ ﱑ ﱒ ﱓ ﱔ
SQ
Ai tha: “Nuk është për mua t’i bëjë sexhde një njeriu që e krijove nga balta e terur, e zezë e me erë”.
34
ﱖ ﱗ ﱘ ﱙ ﱚ
SQ
(All-llahu) tha: “Dil pra, prej aty, tiqofsh i mallkuar!
35
ﱜ ﱝ ﱞ ﱟ ﱠ ﱡ
SQ
Vërtet, mallkimi kundër teje qoftë deri në ditën e gjykimit”.
36
ﱣ ﱤ ﱥ ﱦ ﱧ ﱨ
SQ
(Iblisi) Tha: “Zoti im, më jep afat deri në ditën kur ata (njerëzit) të ringjallen!
37
ﱪ ﱫ ﱬ ﱭ
SQ
(Zoti) Tha: “Ti je prej të afatizuarve.
38
ﱯ ﱰ ﱱ ﱲ
SQ
deri në kohën e ditës së caktuar”.
39
ﱴ ﱵ ﱶ ﱷ ﱸ ﱹ ﱺ ﱻ ﱼ ﱽ
SQ
(Iblisi) Tha: “Zoti im, për shkak që më përzune (më largove), unë do t’ua zbukurojë (të këqiat) atyre sa të jenë në tokë (në këtë botë) dhe të gjithë ata do t’i largojë nga rruga e drejtë!”
40
ﱿ ﲀ ﲁ ﲂ
SQ
Përveç robërve të Tu, të cilët i ke bërë të sinqertë.
41
ﲄ ﲅ ﲆ ﲇ ﲈ
SQ
(Madhëria e Tij) Tha: “kjo është rruga Ime e drejtë (e qartë)”.
42
ﲊ ﲋ ﲌ ﲍ ﲎ ﲏ ﲐ ﲑ ﲒ ﲓ ﲔ
SQ
Se ndaj robëve të Mi (të sinqertë) nuk ke kurrëfarë force (as fizike as mendore), përveç atyre të humburve që vijnë pas teje.
43
ﲖ ﲗ ﲘ ﲙ
SQ
E s’ka dyshim se Xhehennemi është vendpremtimi i të gjithë atyre.
44
ﲛ ﲜ ﲝ ﲞ ﲟ ﲠ ﲡ ﲢ
SQ
Ai (Xhehennemi) i ka shtatë dyer, çdonjëri prej tyre ka shtegun (derën) e caktuar (nëpër të cilën do të hyjë).
45
ﲤ ﲥ ﲦ ﲧ ﲨ
SQ
E ata, të cilët iu ruajtën (mosbesimit dhe punëve të këqija) janë në Xhennete e mes burimeve.
46
ﲪ ﲫ ﲬ
SQ
(u thuhet) Hyni në to, të shpëtuar (prej çdo të keqeje) të siguruar (nga vdekja).
47
ﲮ ﲯ ﲰ ﲱ ﲲ ﲳ ﲴ ﲵ ﲶ ﲷ
SQ
Ne kemi hequr prej zemrave të tyre çfardo urrejtje, e at në mbështetëse qëndrojnë ballë për ballë njëri-tjetrit duke qenë të vëllazëruar.
48
ﲹ ﲺ ﲻ ﲼ ﲽ ﲾ ﲿ ﳀ
SQ
Ata aty nuk igodet kurrfarë lodhje dhe nuk do të nxirren kurrë prej tij.
49
ﳂﳃ ﳄ ﳅ ﳆ ﳇ ﳈ
SQ
Njoftoi robët e Mi se vërtet Unë jam Ai që fal shumë dhe mëshirues i madh.
50
ﳊ ﳋ ﳌ ﳍ ﳎ
SQ
Po (njoftojë) se edhe dënimi Im është ai i dhëmbshëm.