← Al-An'aam

Premtim dhe paralajmërim

Ajet 127 - 135

127
ﱫ ﱬ ﱭ ﱮ ﱯ ﱰﱱ ﱲ ﱳ ﱴ ﱵ ﱶ
SQ
Ata e kanë vendin e shpëtimit (Xhennetin) te Zoti i tyre; Ai është mbrojtës i tyre, për atë që ata vepruan.
128
ﱸ ﱹ ﱺ ﱻ ﱼ ﱽ ﱾ ﱿ ﲀﲁ ﲂ ﲃ ﲄ ﲅ ﲆ ﲇ ﲈ ﲉ ﲊ ﲋ ﲌ ﲍ ﲎﲏ ﲐ ﲑ ﲒ ﲓ ﲔ ﲕ ﲖ ﲗ ﲘﲙ ﲚ ﲛ ﲜ ﲝ
SQ
Përkujto ditën kur Ai i tbon ata të gjithë (e u thotë): “O grumbull i xhinve, ju mashtruat shumë njerëz!” E nga njerëzit që ishin miq të tyre (tëxhinve) thonë: “Zoti ynë ne përfituam njëri prej tjetrit, dhe e arritëm afatin të cilin e caktove!” Tha: “(Zoti) Zjarri është vendi juaj, përgjithmonë jeni në të, pos (kohës) çka do All-llahu” Vërtet Zotit yt është më i urti, më i dijshmi.
129
ﲟ ﲠ ﲡ ﲢ ﲣ ﲤ ﲥ ﲦ
SQ
PO ashtu (sikur u dhamë xhinve dhe njerëzve përjetim), Ne i bëjmë sundues disa mizorë mbi mizorët e tjerë për shkak të asaj që fituan (vepruan).
130
ﲨ ﲩ ﲪ ﲫ ﲬ ﲭ ﲮ ﲯ ﲰ ﲱ ﲲ ﲳ ﲴ ﲵﲶ ﲷ ﲸ ﲹ ﲺﲻ ﲼ ﲽ ﲾ ﲿ ﳀ ﳁ ﳂ ﳃ ﳄ
SQ
O grumbull i xhinve dhe i njerëzve! A nuk ju erdhën nga mesi juaj të dërguar t’ju rrëfejnë argumentet e Mia dhe t’ju tërheqin vërejtjen për takimin tuaj në këtë ditë? Ata thonë: “Dëshmojmëkundër vetvetes”. I pat mashtruar ata jeta e kësaj bote dhe ashtu (të detyruar) dëshmuan kundër vetvetes se me të vërtetë e refuzonin (të vërtetën).
131
ﱁ ﱂ ﱃ ﱄ ﱅ ﱆ ﱇ ﱈ ﱉ ﱊ
SQ
Këtë (dërgimin e të dërguarve) ngase Zoti yt, nuk është që për shkak të mëkatit të shkatërrojë një vend, e banorët etij të jenë të painformuar.
132
ﱌ ﱍ ﱎ ﱏﱐ ﱑ ﱒ ﱓ ﱔ ﱕ
SQ
Po për secili (veprues) ka shkallë (që do t’i arrijë) sipas asaj që vepruan. All-llahu nuk është i pakujdesshëm ndaj asaj që veprojnë.
133
ﱗ ﱘ ﱙ ﱚﱛ ﱜ ﱝ ﱞ ﱟ ﱠ ﱡ ﱢ ﱣ ﱤ ﱥ ﱦ ﱧ ﱨ ﱩ
SQ
Zoti yt nuk ka nevojë për asgjë, Ai është mëshirues. Nëse do Ai, juve ju zhduk dhe sjell kë të dojë pas jush, ashtu sikurse ju solli juve nga pasardhësit e atyre që ishin para jush.
134
ﱫ ﱬ ﱭ ﱮﱯ ﱰ ﱱ ﱲ
SQ
Ajo që iu kërcënohet (kijameti, ringjallja, llogaria, përgjegjësia) pa tjetër do të vijë, e ju nuk mund ta pengoni. (Nuk mund ta menjanoni caktimin e Zotit).
135
ﱴ ﱵ ﱶ ﱷ ﱸ ﱹ ﱺﱻ ﱼ ﱽ ﱾ ﱿ ﲀ ﲁ ﲂﲃ ﲄ ﲅ ﲆ ﲇ
SQ
Thuaj: “O populli im (kurejshit)! veproni në atë që jeni, e unë do ta vazhdoj të veproj në atë që jam, e më vonë do ta dini se kujt do t’i takojë e ardhmja e lavdishme. Është e ditur se zullumqarët nuk gjejnë shpëtim.