Rrëfimi i Ibrahimit alejhisselam me babain dhe popullin e tij
Ajet 74 - 83
74
ﱁ ﱂ ﱃ ﱄ ﱅ ﱆ ﱇ ﱈ ﱉ ﱊ ﱋ ﱌ ﱍ ﱎ ﱏ
SQ
Përkujtoju (o i dërguar) kur Ibrahimi i tha vëllaut të vet Azerit: “A statuja (idhuj) adhuroni për zota? Unë po të shoh ty dhe popullin tënd në një humbje të sigurt.
75
ﱑ ﱒ ﱓ ﱔ ﱕ ﱖ ﱗ ﱘ ﱙ
SQ
E kështu Ibrahimit ia mundësuam t’i shohë madhësitë e qiejve e të tokës për t’u bërë edhe më i bindur.
76
ﱛ ﱜ ﱝ ﱞ ﱟ ﱠﱡ ﱢ ﱣ ﱤﱥ ﱦ ﱧ ﱨ ﱩ ﱪ ﱫ
SQ
E kur atë e mbuloi nata, ai e pa një yll e tha: “Ky është Zoti im!” E kur u zhduk ai (perëndoi) tha:” Unë nuk i dua ata që humbën”.
77
ﱭ ﱮ ﱯ ﱰ ﱱ ﱲ ﱳﱴ ﱵ ﱶ ﱷ ﱸ ﱹ ﱺ ﱻ ﱼ ﱽ ﱾ ﱿ
SQ
Kur e pa hënën të posa tha: “Ky është Zoti im! e kur perëndoi ajo, tha: Nëse Zoti im nuk më udhëzon, unë do të jem prej njerëzve të humbur!”
78
ﲁ ﲂ ﲃ ﲄ ﲅ ﲆ ﲇ ﲈ ﲉﲊ ﲋ ﲌ ﲍ ﲎ ﲏ ﲐ ﲑ ﲒ
SQ
Kur e pa diellin të lindur, tha: “Ky është Zoti im, ky është i madh!” e kur ai perëndoi, tha: O populli im, unë jam i pastërnga ajo që ju i shoqëroni!”
79
ﲔ ﲕ ﲖ ﲗ ﲘ ﲙ ﲚ ﲛﲜ ﲝ ﲞ ﲟ ﲠ
SQ
Unë me veten time i drejtohem Atij që krijoi qiejt e tokën, larg besimeve të tjera; unë nuk jam prej atyre që i përshkruajnë shok!
Po atë e (me Ibrahimin) polemizoi populli i tij e ai tha: “A polemizoni me mua, rreth All-llahut e Ai më udhëzoi?” Unë nuk u frikohem atyre që ju ia bëni shok, vetëm nëse Zoti im do ndonjë send (të më godas, ai më godet). Me dijen e Tij Zoti im ka përfshirë çdo send, a nuk e merrni me mend?”
81
ﳀ ﳁ ﳂ ﳃ ﳄ ﳅ ﳆ ﳇ ﳈ ﳉ ﳊ ﳋ ﳌ ﳍ ﳎﳏ ﳐ ﳑ ﳒ ﳓﳔ ﳕ ﳖ ﳗ
SQ
E si t’ju frikohem atyre që ju ia shoqëruat, e ju frikoheni për atë që i shoqëruat All-llahut pa pasur kurrfarë argumenti. E cili grup, pra, është më e drejtë të jetë i sigurt, nëse jeni që kuptoni?
82
ﱁ ﱂ ﱃ ﱄ ﱅ ﱆ ﱇ ﱈ ﱉ ﱊ ﱋ
SQ
Ata që besuan dhe besimin e tyre nuk e ngatërruan me besim të kotë, atyre u takon të jenë të sigurt dhe atajanë në rrugë të drejtë.
83
ﱍ ﱎ ﱏ ﱐ ﱑ ﱒﱓ ﱔ ﱕ ﱖ ﱗﱘ ﱙ ﱚ ﱛ ﱜ
SQ
Këto janë argumentet tona që ia dhamë Ibrahimit kundër popullit të tij. Ne ngrisim në shkallë të lartë atë që duam. Zoti yt çdo send e vë në vendin e vet, asgjë nuk mund t’i fshehet.