Ne dimë se ty të brengos ajo që thonë, e ata nuk të gënjejnëty, por ata mizorë mohojnë argumentet e All-llahut.
34
ﲱ ﲲ ﲳ ﲴ ﲵ ﲶ ﲷ ﲸ ﲹ ﲺ ﲻ ﲼ ﲽﲾ ﲿ ﳀ ﳁ ﳂﳃ ﳄ ﳅ ﳆ ﳇ ﳈ
SQ
Janë përgënjeshtruar të dërguar para teje, duruan atë gënjeshtër, dhe u torturuan përderisa u erdhi ndihma Jonë, prandaj s’ka kush që ndryshon fjalët (premtimet) e All-llahut. E ti je i njohur me disa nga ngjarjet e të dërgarve (edhe ti do të ndihmohesh sikurse ata).
Por, nëse refuzimi i tyre të është bërë brengë e madhe, ti kërkoje, nëse ke mundësi, ndonjë vrimë në tokë ose në qiell e t’u sjellësh atyre ndonjë argument (po ti s’mund ta bësh këtë). Të kishte dashur All-llahu i kishte tubuar në rrugë të drejtë; po ti mos u bë nga të padijshmit (dhe mos u brengos).