← Saad

Arroganca e Iblisit, fundi i tij dhe armiqësia e tij ndaj njerëzve

Ajet 71 - 85

71
ﲋ ﲌ ﲍ ﲎ ﲏ ﲐ ﲑ ﲒ ﲓ
SQ
Kur Zoti yt u tha engjëjve: “Unë po krijoi një njeri nga balta,
72
ﲕ ﲖ ﲗ ﲘ ﲙ ﲚ ﲛ ﲜ ﲝ
SQ
dhe kur ta kem përsosur atë dhe t’i kem dhënë nga ana Ime shpirt, ju menjëherë përuljunju atij (në sexhde)”.
73
ﲟ ﲠ ﲡ ﲢ
SQ
Engjëjt, të gjithë së bashku iu përulën,
74
ﲤ ﲥ ﲦ ﲧ ﲨ ﲩ
SQ
përveç Iblisit që ishte kryelartë dhe që u bë prej jobesimtarëve.
75
ﲫ ﲬ ﲭ ﲮ ﲯ ﲰ ﲱ ﲲ ﲳﲴ ﲵ ﲶ ﲷ ﲸ ﲹ
SQ
(Zoti) Tha: “O Iblis, çka të pengoi ty t’i përulësh atij që Unë vetë e krijova? A bëre kryeneçësi, apo ke qenë prej atyre që shesin fodullëk?”
76
ﲻ ﲼ ﲽ ﲾ ﲿ ﳀ ﳁ ﳂ ﳃ ﳄ
SQ
Ai (Iblisi) tha: “Unë jam më i miri prej tij, mua më ke krijuar nga zjarri, e atë e krijove nga balta!”
77
ﳆ ﳇ ﳈ ﳉ ﳊ
SQ
(Zoti) Tha: “dil pra prej tij (prej Xhennetit), ti je i mallkuar.
78
ﳌ ﳍ ﳎ ﳏ ﳐ ﳑ
SQ
Dhe largimi prej mëshirës Sime ka për të përcjellë deri në ditën e gjykimit!”
79
ﳓ ﳔ ﳕ ﳖ ﳗ ﳘ
SQ
Ai tha: “Zoti im, më jep afat deri në ditën e ringjalljes!”
80
ﳚ ﳛ ﳜ ﳝ
SQ
(Zoti) Tha: “Po, je prej atyre të afatizuarëve,
81
ﳟ ﳠ ﳡ ﳢ
SQ
deri në kohën e ditës së caktuar!”
82
ﳤ ﳥ ﳦ ﳧ
SQ
Ai tha: “Pasha madhërinë Tënde, kam për t’i shmangur pre rrugës së drejtë që të gjithë,
83
ﳩ ﳪ ﳫ ﳬ
SQ
përveç atyre që janë të sinqertë nga robërit e Tu!”
84
ﱁ ﱂ ﱃ ﱄ
SQ
(Zoti) Tha: “Pasha të vërtetën, e Unë e flas vetëm të vërtetën:
85
ﱆ ﱇ ﱈ ﱉ ﱊ ﱋ ﱌ
SQ
Unë do ta mbushi Xhehennemin me ty dhe të gjithë ata që vijnë pas teje!”