← Saad

Ndëshkimi i diktatorëve

Ajet 55 - 64

55
ﲦﲧ ﲨ ﲩ ﲪ ﲫ
SQ
Kjo është kështu, E, sa u përket atyre që nuk besuan, ata kanë një ardhmëri shumë të keqe,
56
ﲭ ﲮ ﲯ ﲰ
SQ
Xhehennemin që do të hudhen në të, e sa djep i shëmtuar është ai.
57
ﲲ ﲳ ﲴ ﲵ
SQ
Ky është ujë i valë dhe i ndyrë; le ta shijojnë atë!
58
ﲷ ﲸ ﲹ ﲺ
SQ
I presin edhe dënime të tjera të llojllojta sikurse ai.
59
ﲼ ﲽ ﲾ ﲿ ﳀ ﳁ ﳂﳃ ﳄ ﳅ ﳆ
SQ
Ky është një grumbull që bashkohet me ju (u thonë engjëjt parisë): “Mos paqin komoditet as mirëseardhje (thonë paria)!” Ata janë që do të digjen në zjarr.
60
ﳈ ﳉ ﳊ ﳋ ﳌ ﳍﳎ ﳏ ﳐ ﳑﳒ ﳓ ﳔ
SQ
Ata (të shtypurit) thonë: “Jo, juve mos u qoftë as mirëseardhja, as komoditeti; ju jeni që na e përgatitët këtë!” Sa vendqëndrim i keq është!
61
ﳖ ﳗ ﳘ ﳙ ﳚ ﳛ ﳜ ﳝ ﳞ ﳟ ﳠ
SQ
O Zoti ynë, ata thonë: “Atij që na e bëri këtë, shtoja dyfish dënimin në zjarr!”
62
ﱁ ﱂ ﱃ ﱄ ﱅ ﱆ ﱇ ﱈ ﱉ ﱊ
SQ
Dhe thonë: “ç’ëshë që nuk po i shohim disa burra që ne i konsideronim prej të këqijve.
63
ﱌ ﱍ ﱎ ﱏ ﱐ ﱑ
SQ
E që i kemi pas marrë ata ër tallje, a mos na u ka larguar shikimi prej tyre?”
64
ﱓ ﱔ ﱕ ﱖ ﱗ ﱘ
SQ
Kjo armiqësi në mes banuesve të zjarrit është e vërtetë.