← Faatir

Tregues të madhështisë dhe dëshmi të fuqisë së Allahut

Ajet 38 - 41

38
ﳆ ﳇ ﳈ ﳉ ﳊ ﳋﳌ ﳍ ﳎ ﳏ ﳐ
SQ
Nuk ka dyshim, se All-llahu e di të fshehtën e qiejve e të tokës dhe Ai është që e di se çka mbajnë gjoksat.
39
ﱁ ﱂ ﱃ ﱄ ﱅ ﱆﱇ ﱈ ﱉ ﱊ ﱋﱌ ﱍ ﱎ ﱏ ﱐ ﱑ ﱒ ﱓ ﱔﱕ ﱖ ﱗ ﱘ ﱙ ﱚ ﱛ
SQ
Ai është që juve ju bëri zëvendësues në Tokë, e kush nuk besoi të keqen e mosbesimit e ka kundër vetes; dhe mosbesimi i jobesimtarëve nuk u shton tjetër te Zoti i tyre vetëm se urrejtje të fortë dhe jobesimtarëve nuk u shton tjetër, mosbesimi i tyre vetëm se dëshpërim.
40
ﱝ ﱞ ﱟ ﱠ ﱡ ﱢ ﱣ ﱤ ﱥ ﱦ ﱧ ﱨ ﱩ ﱪ ﱫ ﱬ ﱭ ﱮ ﱯ ﱰ ﱱ ﱲ ﱳ ﱴ ﱵﱶ ﱷ ﱸ ﱹ ﱺ ﱻ ﱼ ﱽ ﱾ
SQ
Thuaj: “Më tregoni për zotat tuaj që i adhuroni pos All-llahut, më bëni të shohë se ç’krijuan ata në tokë; a mos kanë pjesë ata në qiej, a mos u kemi dhënë atyre ndonjë libër, e ata kanë argument në të?” Jo, por mizorët nuk i premtojnë njëri-tjetrit diçka tjetër vetëm se mashtrim.
41
ﲀ ﲁ ﲂ ﲃ ﲄ ﲅ ﲆ ﲇﲈ ﲉ ﲊ ﲋ ﲌ ﲍ ﲎ ﲏ ﲐﲑ ﲒ ﲓ ﲔ ﲕ
SQ
All-llahu i mban qiejt dhe tokën që të mos zhduken, e nëse zhduken, s’ka askush pos Tij që mund t’i mbajë; Ai është që nuk ngutet, është që falë.