E kush ia dorëzon veten All-llahut duke qenë edhe punëmirë, ai është kapur për lidhjen më të sigurt dhe vetëm te All-llahu është përfundimi i çështjeve.
23
ﲊ ﲋ ﲌ ﲍ ﲎﲏ ﲐ ﲑ ﲒ ﲓ ﲔﲕ ﲖ ﲗ ﲘ ﲙ ﲚ
SQ
Ty mos të brengos mosbesimi i atij që nuk beson, kthimi i tyre është vetëm te Ne, e për atë që vepruan, Ne do t’u tregojmë. All-llahu vërtet është i dijshëm për atë që mbajnë në zemra.
24
ﲜ ﲝ ﲞ ﲟ ﲠ ﲡ ﲢ
SQ
Ne u japim të jetojnë pak (në kët botë), e pastaj i shtrëngojmë ata me një dënim të rëndë.
25
ﲤ ﲥ ﲦ ﲧ ﲨ ﲩ ﲪ ﲫﲬ ﲭ ﲮ ﲯﲰ ﲱ ﲲ ﲳ ﲴ
SQ
Nëse ti pyet ata: Kush krijoi qiejt e tokën? Me siguri do të thonë: “All-llahu!” thuaj: “All-llahut i qoftë lavdërimi!” Por shumica e tyre nuk dinë.
26
ﲶ ﲷ ﲸ ﲹ ﲺﲻ ﲼ ﲽ ﲾ ﲿ ﳀ
SQ
Vetëm të All-llahut janë të gjitha që gjenden në qiej e në tokë; All-llahu është Ai që s’ka nevijë dhe është i lavdishëm.