← Ar-Room

Fazat e jetës së njeriut dhe kategoritë e kriminelëve në jetën e fundit/ahiret

Ajet 54 - 57

54
ﱧ ﱨ ﱩ ﱪ ﱫ ﱬ ﱭ ﱮ ﱯ ﱰ ﱱ ﱲ ﱳ ﱴ ﱵ ﱶ ﱷ ﱸ ﱹﱺ ﱻ ﱼ ﱽﱾ ﱿ ﲀ ﲁ
SQ
All-llahu është Ai që ju krijoi në gjendje të dobët, pastaj pas asaj dobësie ju dha fuqi, e pas fuqisë, dobësi e pleqëri. Ai krijon çka të dojë, Ai është më i dijshmi, më i fuqishmi.
55
ﲃ ﲄ ﲅ ﲆ ﲇ ﲈ ﲉ ﲊ ﲋﲌ ﲍ ﲎ ﲏ
SQ
e ditën kur të bëhet kijameti (ditën e gjykimit), kriminelët betohen se nuk qëndruan (në dynja) gjatë, por vetëm një çast të shkurtër. Kështu kanë qenë ata që i bishtëruan të së vërtetës.
56
ﲑ ﲒ ﲓ ﲔ ﲕ ﲖ ﲗ ﲘ ﲙ ﲚ ﲛ ﲜ ﲝﲞ ﲟ ﲠ ﲡ ﲢ ﲣ ﲤ ﲥ
SQ
E atyre që iu është dhënë dija dhe besimi thonë: “Ju keni qëndruar aq sa u pat caktuar All-llahu deri në ditën e ringjalljes, e kjo pra është dita e ringjalljes, por ju ishit që nuk e pranonit!”
57
ﲧ ﲨ ﲩ ﲪ ﲫ ﲬ ﲭ ﲮ ﲯ
SQ
E ata ditë për ata që bënë zullum, arsyetimi nuk u bën dobi e as që kërkohet prej tyre të justifikohen.