← Ar-Room

Vërtetimi i njëshmërisë së Krijuesit, anulimi i idhujtarisë/shirkut dhe urdhri për ndjekjen e fesë së vërtetë

Ajet 28 - 32

28
ﱲ ﱳ ﱴ ﱵ ﱶﱷ ﱸ ﱹ ﱺ ﱻ ﱼ ﱽ ﱾ ﱿ ﲀ ﲁ ﲂ ﲃ ﲄ ﲅ ﲆ ﲇ ﲈﲉ ﲊ ﲋ ﲌ ﲍ ﲎ
SQ
Ai (Zoti) ju jep një shembull nga vetë ju; a i keni shokë (ortakë) ata që janë në posedim tuaj (shërbëtorët), në atë që Ne u dhamë juve (në pronësi), që të jeni ju të barabartë në të, (në përdorimin e saj) e të frikësoheni prej tyre (se po marrin kompetencë) si frikësoheni ju në mes vete. (Ju nuk pranoni ortakë shërbëtorët tuaj, të jeni të barabartë, nuk keni frikën e tyre, e si më përshkruani Mua ortakë)? Ne kështu u sqarojmë faktet njerëzve që janë të zotët e mendjes.
29
ﲐ ﲑ ﲒ ﲓ ﲔ ﲕ ﲖﲗ ﲘ ﲙ ﲚ ﲛ ﲜﲝ ﲞ ﲟ ﲠ ﲡ
SQ
Jo (ata nuk kanë fakt), por ata që i bënë të padrejtë vetes, të cilët pa ndonjë fakt të dijes shkuan pas epshit të vet. Po kush mund ta vërë në rrugë të drejtë atë që All-llahu e ka lënë të humbur, e ata nuk do të kenë ndihmëtarë.
30
ﲣ ﲤ ﲥ ﲦﲧ ﲨ ﲩ ﲪ ﲫ ﲬ ﲭﲮ ﲯ ﲰ ﲱ ﲲﲳ ﲴ ﲵ ﲶ ﲷ ﲸ ﲹ ﲺ ﲻ
SQ
Përqënrohu në vetëvetën tënde sinqerisht në fenë, ilrguar prej çdo të kote, (e ajo fe), feja e All-llahut në të cilën i krijoi njerëzit, s’ka ndryshim (mos ndryshoni) të asaj natyrshmërie të krijuar nga All-llahu, ajo është feja e drejtë por shumica e njerëzve nuk e dinë.
31
ﲽ ﲾ ﲿ ﳀ ﳁ ﳂ ﳃ ﳄ ﳅ ﳆ
SQ
(Përqëndrohu në atë fe) Të kthyer sinqerish te Ai, kini frikë prej Atij dhe falnie namazin e mos u bëni nga idhujtarët,
32
ﳈ ﳉ ﳊ ﳋ ﳌ ﳍﳎ ﳏ ﳐ ﳑ ﳒ ﳓ
SQ
Të cilët e përqanë fenë e tyre dhe u ndanë në grupe, ku secili grup i gëzohet idesë së vet.