← Fussilat

Fundi i idhujtarëve

Ajet 19 - 24

19
ﳁ ﳂ ﳃ ﳄ ﳅ ﳆ ﳇ ﳈ
SQ
E ditën kur armiqtë e All-llahut tubohen për në zjarr dhe ata janë të rrethuar.
20
ﳊ ﳋ ﳌ ﳍ ﳎ ﳏ ﳐ ﳑ ﳒ ﳓ ﳔ ﳕ
SQ
E derisa afrohen atij, kundër tyre dëshmojnë: të dëgjuarit e tyre, të parit e tyre dhe lëkurat e tyre për çdo gjë që ata kanë punuar.
21
ﱁ ﱂ ﱃ ﱄ ﱅﱆ ﱇ ﱈ ﱉ ﱊ ﱋ ﱌ ﱍﱎ ﱏ ﱐ ﱑ ﱒ ﱓ ﱔ
SQ
Ata lëkurave të tyre u thonë: “Përse dëshmuat kundër nesh?” Ato thonë: “All-llahu që çdo sendi ia ka dhënë të folur na dha edhe neve, e Ai është që u krijoi juve herën e parë dhe vetëm te Ai do të ktheheni”.
22
ﱖ ﱗ ﱘ ﱙ ﱚ ﱛ ﱜ ﱝ ﱞ ﱟ ﱠ ﱡ ﱢ ﱣ ﱤ ﱥ ﱦ ﱧ ﱨ ﱩ
SQ
Ju nuk fshiheshit (kur bënit mëkate) se do të dëshmojnë kundër jush të dëgjuarit tuaj, të parit tuaj dhe lëkurat tuaja, bile ju menduat se All-llahu nuk di shumë gjëra që ju bënit.
23
ﱫ ﱬ ﱭ ﱮ ﱯ ﱰ ﱱ ﱲ ﱳ
SQ
mendimi juaj i gabuar, të cilin e patët ndaj Zotit tuaj, është ai që ju shkatërroi dhe tani jeni më të dëshpruarit.
24
ﱵ ﱶ ﱷ ﱸ ﱹﱺ ﱻ ﱼ ﱽ ﱾ ﱿ ﲀ
SQ
Nëse bëjnë durim, zjarri është vend i tyre, e nëse kërkojën të kthehen në atë që e dëshironë (në kënaqësinë e Zotit), atë nuk do të arrijnë.