← Fussilat

Kërcënimi për idhujtarët kundërshtues duke sjell shembullin e dënimit të Adit dhe Themudit

Ajet 13 - 18

13
ﱗ ﱘ ﱙ ﱚ ﱛ ﱜ ﱝ ﱞ ﱟ
SQ
Në qoftë se ata nuk përgjigjen, ti thuaj: “Unë tërhoqa vërejtjen e një rufeje (dënimi), si rrufeja e Adit dhe Themudit!”
14
ﱡ ﱢ ﱣ ﱤ ﱥ ﱦ ﱧ ﱨ ﱩ ﱪ ﱫ ﱬﱭ ﱮ ﱯ ﱰ ﱱ ﱲ ﱳ ﱴ ﱵ ﱶ ﱷ ﱸ
SQ
Kur atyre u erdhën të dërguar nga të gjitha anët, i këshilluan: “Të mos adhroni tjetër po vetëm All-llahun”, ata thanë: “Sikur Zoti ynë të kishte dëshiruar (ta dëgjonim) do të dërgonte engjëll, e kësaj m çka jeni dërguar ju, ne nuk i besojmë!”
15
ﱺ ﱻ ﱼ ﱽ ﱾ ﱿ ﲀ ﲁ ﲂ ﲃ ﲄ ﲅﲆ ﲇ ﲈ ﲉ ﲊ ﲋ ﲌ ﲍ ﲎ ﲏ ﲐﲑ ﲒ ﲓ ﲔ
SQ
Sa i përket Adit, ata pa pasur kurrfarë të drejte, u treguan mendjemdhënj ndaj banorëve në tokë dhe thanë: “Kush ka fuqi më të fortë se ne?” A nuk e diten ata se All-llahu, i cili i krijoi ka fuqi më të fortë se ata?! Ata mohuan argumentet tona.
16
ﲖ ﲗ ﲘ ﲙ ﲚ ﲛ ﲜ ﲝ ﲞ ﲟ ﲠ ﲡ ﲢﲣ ﲤ ﲥ ﲦﲧ ﲨ ﲩ ﲪ
SQ
Andaj Ne kundër tyre lëshuan një erë shumë të ftohtë gjatë disa ditëve fatzeza për t’u dhënë të pëjetojnë dënimin nënçmuesnë jetë e kësaj bote, ndërsa dënimi në botën tjetër do të jetë edhe më i shëmtuar dhe ata nuk do të ndihmohen.
17
ﲬ ﲭ ﲮ ﲯ ﲰ ﲱ ﲲ ﲳ ﲴ ﲵ ﲶ ﲷ ﲸ ﲹ
SQ
Sa i përket Themudit. Ne atyre u patëm treguar rrugën e drejtë, por ata megjithatë më shumë e deshën verbërinë, andaj ata i kapi tmerri i dënimit të turpshëm për shkak të asaj që vepruan.
18
ﲻ ﲼ ﲽ ﲾ ﲿ
SQ
Ndërkaq, Ne ishpëtuam ata që kishin besuar dhe që ishin të ruajtur.