Përhershmëria i takon vetëm Allahut, kijameti dhe llogaridhënia
Ajet 26 - 40
26
ﱥ ﱦ ﱧ ﱨ
SQ
çdo gjë që është në të (në tokë) është zhdukur.
27
ﱪ ﱫ ﱬ ﱭ ﱮ ﱯ
SQ
E dotë mbetet vetëm Zoti yt që është i madhëruar e i nderuar!
28
ﱱ ﱲ ﱳ ﱴ
SQ
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
29
ﱶ ﱷ ﱸ ﱹ ﱺﱻ ﱼ ﱽ ﱾ ﱿ ﲀ
SQ
(Ai mbetet) Atij i drejtohen me lutje kush është në qiej e në tokë dhe Ai në çdo moment është i angazhuar në çështje të reja (falë mëkate, largon brengosje, jep jetë, jep vdekje, krijon gjendje, zhduk tëtjera etj.).
30
ﲂ ﲃ ﲄ ﲅ
SQ
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
31
ﲇ ﲈ ﲉ ﲊ
SQ
Ne do të merremi me (llogarinë për ju) ju, o ju dy të rëndësishmit (njerëz dhe xhinë).
32
ﲌ ﲍ ﲎ ﲏ
SQ
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
33
ﲑ ﲒ ﲓ ﲔ ﲕ ﲖ ﲗ ﲘ ﲙ ﲚ ﲛ ﲜﲝ ﲞ ﲟ ﲠ ﲡ
SQ
O turmë e xhinëve dhe e njerëzve, nëse keni mundësi të dilni përtej kufijve të qiejve e të tokës, depërtoni pra, po nuk mundeni vetëm me ndonjë fuqi të fortë.
34
ﲣ ﲤ ﲥ ﲦ
SQ
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
35
ﲨ ﲩ ﲪ ﲫ ﲬ ﲭ ﲮ ﲯ
SQ
Juve dy grumbujve u derdhet përmbi flakë zjarri dhe do t’uderdhen rem i shkrirë e nuk do të keni mundësi të mbroheni.
36
ﲱ ﲲ ﲳ ﲴ
SQ
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
37
ﲶ ﲷ ﲸ ﲹ ﲺ ﲻ
SQ
E kur të çahet qielli e bëhet si vaji i shkrirë.
38
ﲽ ﲾ ﲿ ﳀ
SQ
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
39
ﳂ ﳃ ﳄ ﳅ ﳆ ﳇ ﳈ ﳉ
SQ
Atë ditë nuk pyetet për mëkatin e tij, as njeriu as xhini.