Detyra e pejgamberit alejhissalatu vesselam, vlera e Kur'anit dhe përçarja e ithtarëve të librit lidhur me të
Ajet 1 - 5
1
ﲈ ﲉ ﲊ ﲋ ﲌ ﲍ ﲎ ﲏ ﲐ ﲑ ﲒ ﲓ
SQ
Ata nga ithtarët e librit dhe idhujtarët, të cilët nuk besuan, nuk iu ndanë (besimit të tyre) derisa atyre u erdhi argumenti i qartë,
2
ﲕ ﲖ ﲗ ﲘ ﲙ ﲚ
SQ
I dërguari prej All-llahut, që lexon fletë të pastra,
3
ﲜ ﲝ ﲞ
SQ
Në të cilat ka vetëm dispozita të drejta.
4
ﲠ ﲡ ﲢ ﲣ ﲤ ﲥ ﲦ ﲧ ﲨ ﲩ ﲪ
SQ
Dhe ata të cilëve u është dhënë libri, nuk u ndanë vetëm pasi që u erdhi argumenti.
5
ﲬ ﲭ ﲮ ﲯ ﲰ ﲱ ﲲ ﲳ ﲴ ﲵ ﲶ ﲷ ﲸﲹ ﲺ ﲻ ﲼ
SQ
E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin All-llahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij, që të largohen prej çdo besimi të kotë, ta falin namazin, të japin zeqatin, se ajo është feja e drejtë.
2
Kërcënimi për pabesimtarët dhe përgëzimi për besimtarët
Ajet 6 - 8
6
ﱁ ﱂ ﱃ ﱄ ﱅ ﱆ ﱇ ﱈ ﱉ ﱊ ﱋ ﱌﱍ ﱎ ﱏ ﱐ ﱑ
SQ
S’ka dyshim se ata, të cilët nuk besuan nga ithtarët e librit dhe nga idhujtarët, do të jenë në zjarrin e Xhehennemit, aty do të jenë përgjithmonë. Të tilët janë krijesa më e dëmshme.
7
ﱓ ﱔ ﱕ ﱖ ﱗ ﱘ ﱙ ﱚ ﱛ
SQ
Ndërsa, ata që besuan dhe bënë vepra të mira, të tillët janë krijesa më e dobishme.
8
ﱝ ﱞ ﱟ ﱠ ﱡ ﱢ ﱣ ﱤ ﱥ ﱦ ﱧ ﱨﱩ ﱪ ﱫ ﱬ ﱭ ﱮﱯ ﱰ ﱱ ﱲ ﱳ
SQ
Shpërblimi për ta te Zoti i tyre janë: vendet ne Xhennete nëpër të cilët burojnë lumenj, e aty janë përgjithmonë, pakëputur. All-llahu është i kënaqur ndaj tyre, e edhe ata të kënaqur prej Tij. E ky është për atë, që i ka pasur frikën Zotit të vet.